Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar disa herë me armë zjarri në provincën e Raguzës në Itali. Shqiptari, një banor në territorin e Vittoria-s, dyshohet se u qëllua gjatë natës me 6 ose 7 të shtëna në një fshat midis provincave Vittoria dhe Pedalino.
I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, autooritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën dhe për të identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj shqiptarit.


