Atentat shqiptarit ne Greqi. Mediat greke, shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Mikonos të Greqisë, ndërkohë që shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Sipas policisë, ai ka qenë në një automjet kur dy persona të armatosur dhe të pajisur me skafandra dhe me një motor, kanë qëlluar me armë në drejtim të 34-vjeçarit shqiptar.
Ai ndodhet në gjëndje kritike për jetën dhe pritet të dergohet në një tjetVr spital. Thuhet se shqiptari ishte një emër i njohur për policinë greke, pasi ka qenë i burgosur në vitin 2013 për trafik droge.
Ndërkohë që në 2015 kishte dalë nga burgu dhe kishte nisur punë në Mikonos. Policia ka nisur hetimet, pa përjashtuar pistën e larjes së hesapeve për të shkuarën e shenjestrës së atentatit.




