Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës. Lënda plasëse ishte vendosur në makinën në pronësi të B.S., i cili nga sa mësohet nuk ka qenë aty pranë në momentin që ka shpërthyer.
Makina ishte e parkuar prej disa kohësh në lagjen “Hajro Çakerri”, pranë poliklinikës, teksa Report Tv sjell pamje të makinës ku shihet që ka marrë dëme të mëdha në pjesën e përparme në anën e shoferit. Në zonë ka kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga policia!
Nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, e ndërsa pritet në minutat në vijim të mësohen të tjera detaje.


