Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Kavajës mesditën e kësaj të enjteje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit dhe viktima është një burrë në moshën 50 vjeç. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili është plagosur gjatë tentativës për t’ju larguar policisë së Shtetit. Identiteti i autorit dhe viktimës nuk bëhet i ditur, por mësohet se autori ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


