• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Ata i paguan ti?”, ish-polici ndihmonte trafikantët e drogës. Zbardhen bisedat
Home
Aktualitet
Kronikë

“Ata i paguan ti?”, ish-polici ndihmonte trafikantët e drogës. Zbardhen bisedat

7 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u dëgjuan përgjime telefonike të Prokurorisë në lidhje me grupin e drogës në Memaliaj, të kapur në vitin 2016, i cili ndihmohej edhe nga një zyrtar i Policisë.

Bëhet fjalë për grupin e Besim Zikës dhe ish-policin e Komisariatit të Tepelenës, Gani Abazi. Ky i fundit, sipas përgjimeve, kishte njohje me kultivuesit dhe kishte dalë garant që Policia nuk do t’i prekte.

Në sallën e gjyqit, ditën e djeshme, u dëgjuan përgjime të komunikimeve me telefon të datave 20 dhe 27 korrik 2016, si edhe të datave 2, 3 dhe 14 tetor 2016. Sipas Prokurorisë, këto prova vërtetojnë se bashkëbiseduesit e shtetasit Besim Zika, që përdorin emrat Muharrem, Festim, Fatos, Agush, Arlimli, Ladi, djali i tezes së Besos, Kadri Endri etj., janë përshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ish-polici, në një bisedë, telefonon Besim Zikën, ku ky i fundit i ankohet për disa zyrtarë vendorë, që u bënin presion fshatarëve që kultivonin drogën për llogari të tij. Ai i tregon policit se i paguante këta zyrtarë që të mos kallë- zonin plantacionet e kanabisit. Ndërsa në një nga bisedat dëgjohet një person, i cili e identifikon veten si “kushëriri nga deti”, ku i fundit e paralajmëron Besim Zikën që të pastronte magazinën dhe çdo gjë që kishte aty, pasi do të vinte Policia për kontroll.

Kujtojmë se ky rast u zbulua nga Prokuroria rastësisht, teksa hetonte vrasjen e Elton Çiçës dhe dhunimin e prindërve të tij në Tepelenë. Pas dëgjimit të përgjimeve, avokati i ish-policit, Andi Duraj, kërkoi që i pandehuri të merrej në pyetje, së bashku me Besim Zikën.

Më herët, ish-polici Abazi kishte kërkuar që të thirrej si dëshmitar ish-shefi i Rendit në Vlorë, Haki Hasanbegu, i cili qe arrestuar më parë si pjesë e grupit, por u lirua nga Krimet e Rënda.

Hetimet për vrasjen e Çiçës zbuluan ish-policin

Lidhja e ish-policit Abazi me trafikantët në Tepelenë u zbulua rastësisht nga Prokuroria. Ajo ishte duke hetuar për disa ngjarje kriminale, të cilat e kanë zanafillën në ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, në prill 2015, ku janë dhunuar prindërit e shtetasit Elton Çiça, të dyshuar për këtë ngjarje kanë qenë shtetasit Ervis Imeri dhe Robert Rama dhe se ky i fundit është gjendur i vrarë në periferi të qytetit të Durrësit.

Më pas, u vra edhe shtetasi Elton Çiça. Duke hetuar për këto ngjarje të njëpasnjëshme kriminale, për të cilat janë përdorur edhe përgjimet telefonike, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ardhur në dijeni të veprimtarisë së organizuar kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve në disa fshatra të rrethit Tepelenë, për të cilën autorët dyshohej se kishin mbështetjen e bashkëpunonin edhe me punonjës policie.

BISEDAT

Telefonuesi1: Alo, ej merre urgjent Ganiun në telefon, se më tha që s’po i hap telefonin

Besim Zika: Kë Gani, atë policin?

Telefonuesi1: Po ore, kë tjetër, atë policin.

* * *

Besim Zika: O Gani jam Beso.

Gani Abazi: Ke ndërruar numër ti, nuk më përgjigjeshe.

Besim Zika: Jo more, këtë numër kam 1 vit, që e kam. E ndryshova atëherë.

Gani Abazi: S’e dija, po ç’bën, si je ti?

Besim Zika: Mirë, ja po vij andej.

Gani Abazi: Po pse na hap kështu problemesh?

Besim Zika: Nuk i hap unë këto probleme, i hap Hazizi. Ai çuni i komunës.

Gani Abazi: Për këtë doja të pyesja unë, atë e paguan ti? Po mirë, ai ça do që i bën presion fshatarëve.

* * *

Besim Zika: Alo, kush je?

Telefonuesi2: Alo, shiko pastro magazinën se do vijnë për kontroll.

Besim Zika: Kush do të vijë, kush je ti?

Telefonuesi2: Po çdo ti, kush jam unë. Jam kushëriri nga deti. Alo, më dëgjo edhe njëherë. Pastro ça ke në magazinë dhe ik, mos më rri aty.

Besim Ziko: Pse mo?

Telefonuesi2: Pastroi të gjitha ça ke dhe ik, më dëgjon.

* * *

Telefonuesi1: Atë porosinë e ke siguruar ti, se i hoqën të gjitha këta. Do vijnë ata.

Besim Zika: Kush do vijë mo?

Telefonuesi1: Ata që andej, kishin ardhur me informacion. Kështu që i hoqën të gjitha ata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi eliminuan PSG-në, festë e ‘çmendur’ e Realit në dhomat e zhveshjes
Previous article ONM ka kërkuar procedim penal për komisionerin publik Heral Saraçi: Ai ka cënuar...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT