• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATA E SHOHIN BOTËN NDRYSHE/ Merkel dhe Mike Pence – dy botë përplasen
Home
Nderkombetare

ATA E SHOHIN BOTËN NDRYSHE/ Merkel dhe Mike Pence – dy botë përplasen

17 February, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Ata e shohin nga këndvështrime të ndryshme botën: Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence. Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ishte pjesë e kësaj konference të rëndësishme që trajton problemet e  sigurisë globale, duke theksuar kështu qëndrimin e tij „America First”. Ndërsa Merkel kërkon të shpëtojë multilateralizmin, që e përcakton botën nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e të cilin për ironi e nxitën vetë Shtetet e Bashkuara.

A është rastësi që njoftimi i fundit për grindjen tregtare me SHBA del pikërisht gjatë kësaj konference në pah? Merkel mund të përmendte një shembull të freskët për largimin e SHBA nga bashkëpunimi me partnerët: Ministria e Tregtisë në SHBA me sa duket ka arritur në përfundimin, se automjetet nga Gjermania janë një kërcënim për SHBA. Mbi këtë bazë presidenti Trump mund të ngrejë dogana të reja. Merkel e ironizoi hapur këtë. Shumë automjete prodhohen në filiale të koncerneve gjermane në SHBA: „Nëse këto automjete që prodhohen në South Caroline janë papritur një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, atëherë kjo na shokon”, tha Merkel.

MSC München Angela Merkel (Imago/photothek/F. Gärtner)

Merkel: Mos i shkatërroni strukturat

Megjithë ironinë, Merkel mbajti një fjalim mjaft serioz. Tingëlloi si amaneti i saj. Ajo preku të gjitha temat e mëdha botërore, nga tregtia botërore tek migrimi, nga Rusia tek Kina e Irani. Mesazhi i saj vendimtar: „Strukturat janë nën presion të madh”, por ne „nuk duhet thjesht t’i shkatërrojmë”. Ajo nuk e tha hapur, por pikërisht për këtë ajo e akuzoi presidentin Trump.

Mesazhi i dytë i Merkelt: Duhet të mbetemi në dialog, edhe me partnerë të vështirë. Kjo vlen sidomos për Rusinë. Nga pikëpamja gjeostrategjike, Europa megjithë vështirësitë që ka me Rusinë „nuk ka interes të prishë të gjitha marrëdhëniet me Moskën”. Në këtë kontekst Merkel shprehu mbështetjen edhe njëherë për gazsjellësin e kontestuar, Nord Stream 2, përmes të cilit vjen direkt gaz nga Gjermania në Rusi.

Pence: Trump e ka bërë SHBA sërish të fortë

Por për Mike Pence pikërisht ky projekt do të thotë varësi e rrezikshme nga Rusia. „Ne nuk mund të garantojmë mbrojtjen e perëndimit, kur partnerët tanë të aleancës bëhen të varut nga lindja”, tha Pence. Ndryshe nga Merkel që pranoi edhe probleme e në tërësi u shfaq e përmbajtur, zëvendëspresidenti amerikan, mbajti një fjalim plot lëvdata për presidentin Trump dhe arritjet e qeverisë së tij. Ai u përqëndrua tek rikthimi i fuqisë së SHBA nën presidentin Trump dhe lufta për liri. Sipas Pence, Trump është keqkuptuar shumë. Ai nuk dëshiron t’u kthejë kurrizin partnerëve. Por „nëse jemi të fortë dhe në ujdi, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë.”

Bundeskanzlerin Angela Merkel bei der Münchner Sicherheitskonferenz 2019 (DW/M. Drabok)

Trump dhe Mike Pence e kanë të qartë se ç’duhet të bëjnë partnerët: Më shumë shpenzime për mbrojtjen, sidomos Gjermania. Të dorëzohet projekti Nord Stream 2 dhe në vend të kësaj të blihet gaz i lëngshëm amerikan. Kthesë kundër Iranit, dalje nga marrëveshja atomike, sepse „Irani është „nxitësi më i madh i terrorizmit shtetëror në botë” dhe dëshiron një Holocaust të ri. Dhe të mbështetet kreu i opozitës venezuelane e të njihet si president i përkoshëm i vendit Juan Guaido.

Merkeli me vetëbesim

Merkel dhe Pence folën kanë qëndrime të ndryshme  e vështrimi i tyre mbi botën lidhet shumë me vetë shtetet nga ata vijnë – kancelarja gjermane, kreu i qeverisë së një fuqie të mesme civile, që është e interesuar për balancimin e interesave – nga ana tjetër përfaqësuesi nr 2 i një superfuqie ushtarake dhe politike, që përpiqet të mbrojë pozicionin e saj kundër rivalëve të vjetër si Rusia apo superfuqive në rritje si Kina. Dhe që është mësuar, që si superfuqi të dëgjohet. Por Merkel është politikane me vetëbesim ndërkohë. Si fjalë përfundimtare ajo citoi republikanin, Lindsey Graham, që nuk pati shans kundër Trumpit në kandidaturat e brendshme partiake. Graham ka përcaktuar moton tha Merkel: „Multilateralizmi mund të jetë i vështirë, por ai është më i mirë se të jesh i vetëm në shtëpi.” E si Pence e Trump nuk do t’i ketë pëlqyer që kancelarja gjermane si mbrojtës të multilateralizmit merr pikërisht një politikan nga Partia Republikane e Trumpit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIATEK ÇFARË STARTI TE MILAN/ Polaku lë pas krahëve legjendat e kuqezinjve
Previous article NAMIR LAPARDHAJA/ Zonja Kryemadhi, shihni grigjën tuaj; për tonën, kujdesemi vetë

F.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT