• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Astrit Patozi shigjeton Berishën: Lulzim Basha ngriti sot Murin e Berlinit mes demokratëve. Por fundi i historisë, dihet…
Home
Shqipëri

Astrit Patozi shigjeton Berishën: Lulzim Basha ngriti sot Murin e Berlinit mes demokratëve. Por fundi i historisë, dihet…

29 April, 2018 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

Ish kreu i Grupit Parlamentar të PD dhe një nga kundërshtarët e afishuar të Lulzim Bashës, ka reaguar me anë të një statusi në facebookun e tij, pas vendimit të Kuvendit Kombëtar për ndyrshimin e Statutit të kësaj partie që i jep përjetësisht mundësinë atij të drejtojë edhe nëse humbet gjithmonë zgjedhjet.

Duke e shoqëruar postimin me foton ku Berisha dhe Basha përqafohen në Kuvendin e PD, Patozi e ka shigjetuar ndoshta për herë të parë ish Kryetarin historik, i cili sipas figuracionit të përdorur me ngritjen e Murit të Berlinit, është “superfuqia” që lejoi “gjermanolidnorët” ta ngrinin Perden e Hekurt.

Lexojeni të plotë:

MES DEMOKRATËVE U VENDOS SOT PËRFUNDIMISHT “PERDJA E HEKURT”

Astrit Patozi

Mbajeni mend mirë këtë datë! Është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë.
Sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi i forcës politike, që përmbysi diktaturën komuniste dhe udhëhoqi shumicën e proceseve transformuese të Shqipërisë në 28 vjetët e fundit.
Ndaj sot nuk është një ditë e zezë vetëm për demokratët.
Është ndoshta hera e parë në botë që një forcë politike mbledh Kongresin e saj vetëm për të ndryshuar statutin.
Dhe e konsideron këtë si një fitore, ndërkohë që nuk është mbushur ende viti, që kur statuti pararandës u flak botërisht në koshin e plehrave si një tefter pa vlerë.
Duhet të jetë me siguri rasti unikal në planet kur një parti e madhe e shkruan me dorën e vet 3 vjet përpara që do t’i humbasë zgjedhjet dhe se pas disfatës do të drejtohet sërish nga i njëjti kryetar. Këtë, të paktën, mund të na e kishin kursyer.
Mos u çudisni që u përpoqën më kot t’i shisnin disa diskutime kritike në Kuvend si shenjë e ndryshimeve pozitive që gjoja po ndodhin në Partinë Demokratike.
Lodhen kot, sepse e kanë pothuajse të pamundur që të gënjejnë njeri me ketë.
Sepse problemi ynë këto vitet e fundit nuk ka qenë kurrë se të ndalojnë të flasësh, por se nuk lejojnë që të dëgjohesh.
Për fat të keq, sot Partia Demokratike ngjason shumë me Berlinin e pasluftës, kur sovjetikët dhe gjermanolindorët morën vendimin për ndërtimin e murit famëkeq.
Ky Kuvend ishte perdja e hekurt të Lulzim Bashës për të ndarë demokratët dhe për të izoluar përfundimisht nga çdo gjë perendimore atë që ka mbetur nga Partia Demokratike e drejtuar prej tij.
Por të gjithë ne e dimë mirë se si përfundoi historia e Murit të Berlinit dhe e Republikës (së Re) Demokratike Gjermane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kampionati i femrave ka padron, nisin tolerimet dhe aty
Previous article West Ham rikthehet në lojë, Aaron Cresswell shënon golin e parë ndaj Cityt (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT