• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Astrit Patozi kundër djegies së mandateve: Vetëvrasje për PD
Home
Shqipëri

Astrit Patozi kundër djegies së mandateve: Vetëvrasje për PD

27 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, shprehet se kundërshtari duhet të mundet në betejë. Kjo është përgjigjja për dilemën e lindur në PD pas propozimit të ish-kryeministri Sali Berisha për djegien e mandateve të deputetëve opozitarë, pas zgjedhjes me votë të njëanshme të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

“Është tregues shumë i qartë i dështimit të partisë demokratike, PD e nisi këtë vit me idenë e bojkotit të zgjedhjeve dhe po e mbyll këtë vit me mundësinë e djegieve të mandateve, pra një lloj vetëvrasje politike. Detyrimi i PD është ta mundin armikun në betejë dhe jo duke vrarë veten se mund të dëmtojë edhe kundërshtarin”, shprehet Patozi.

Është strategjia e tij që të mos ketë një projekt për të ardhmen por thjesht të zgjidhë çështjen e çastit dhe të momentit, në politikë kjo nuk çon gjatë. Ndërsa bashkëpunimin me LSI, ish-deputeti i PD e konsideron të shpejtë.

“PD nuk kishte asnjë urgjencë që të ndante opozitën, pra pushtetin moral të shoqërisë ta ndante me LSI kaq shpejt ndërkohë që asaj ende nuk i është tharë boja e vendimeve të marra për 8 vjet që ka qenë në pushtet”, thotë Patozi.

Prej muajsh në tavolinën e kryedemokratit Basha ndodhet një platformë, për të cilën Patozi thotë se nuk ka një përgjigje ende.

“Basha duhet të ketë një përgjigje për ne për dy arsye, e para se Basha është shkaktari i frakturës dhe rënies së rëndë që po kalon PD dhe duhet të ketë një qëndrim reflektues. Nëse Basah mendon se duke e vonuar dhe injoruar përgjigjen e kapërcen problemin është keqkuptim i tij. Sa kohë nuk ka një përgjigje ne kemi mundësi të shprehemi por kjo nuk mund të zgjase për shumë kohë”, thekson Patozi.

Dhënien e nënshtetësisë kryepeshkop Janullatos, ish-nënkryetari i PD e konsideron një vendim normal.

/Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndotja e ajrit/ Nga nesër transporti publik do të jetë falas në Shkup
Previous article Këngëtari merr për dhuratë diçka që s'do jua priste mendja kurrë (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend Aktualitet

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali Aktualitet

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT