• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Astrit Patozi bën bilancin e PD: Sot në ditën më të KEQE! Nëse s’ka reflektim…
Home
Shqipëri

Astrit Patozi bën bilancin e PD: Sot në ditën më të KEQE! Nëse s’ka reflektim…

21 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish-deputeti demokrat, një nga figurat më përfaqësuese të Partisë Demokratike deri pak kohë më parë Astrit Patozi ka qenë sot në rubrikën “Opinion” në News24 për të komentuar situatën politike por edhe rrugëtimin e kësaj force që nga rënia e komunizmit. Ai ka folur për 20 shkurtin e vitit 1991 dhe kujtimet e tij si një nga studentët grevistë. Por për Partinë Demokratike sot, Patozi thotë se është në ditën më të keqe dhe nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur ende.

 

Ju bën më përshtypje data 20 shkurt?
Është një datë e shënuar pavarësisht çfarë pozicioni ke qenë atë ditë. Edhe për njerëz që kanë qenë prapa barrikadës sepse shënon rënien e regjimit. Datë që bën krenar shqiptarët, PD që mbështeti studentët. Iu bën nder shqiptarët. Do mbetet ditë e shënuar.

Juve vetë çfarë ju kujton?
Unë kam qenë një nga studentët grevistë por e kam pak të vështirë të zgjatem me kujtimet e mia, e para sepse s’më pëlqen nostalgjia dhe më duken si kujtimet e veteranit e nuk dua të ndalem. Edhe ne ishim një lloj simboli. Me ne ishin treçereku i Shqipërisë. Nuk ka qenë ndonjë heroizëm i madh për ne që ishim brenda por si simbol është ditë që duhet përkujtuar, duhet mbajtur mend gjatë por është një ditë që ka nevojë për reflektim.

Si ka ndryshuar PD-ja këto 27 vite?
PD ka pasur një amplitudë të vetën. Ka pasur vite të ndritshme dhe vite në rënie. Sot që po flasim PD është shumë larg asaj kohe por edhe shumë larg vetvetes. PD sot është ditën e saj më të keqe. E them me keqardhje por me bindje të plotë. Kam frikë se nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Sa përgjegjësi ka qeverisja e PD-së në këtë rrugëtim 27-vjeçar?
PD në këto vite ka më shumë merita se gjynahe. Nuk është e rastësishme që hapat e mëdhenj emancipuese janë bërë në kohën që qeveriste PD-ja. Solli idenë e lirisë e demokracisë në vend. Gjatë këtyre viteve ne kemi një bilanc të madh, kemi edhe përgjegjësi edhe gabime por mbi të gjitha kemi merita. Futja e Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave, futja në KE  janë meritë e PD.

Ai momenti i grevës së urisë ka qenë interesant në atë kohë, për faktin se pati një lloj paralelizmi me PD?
PD e ka mbështetur atë grevë, por me takt. Jo publikisht.

Kanë mbetur gjëra pa u thënë?
Nuk e besoj, mos të them të kundërtën. Ishte një grevë simbolike. Siç ishte rrëzimi i bustit një shenjë, ashtu ishte dhe kjo greva e urisë si simbol i revoltës së shqiptarëve për rrëzimin e diktaturës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 80-vjeçari pasanik i fut duart në rrugë super bjondes, reagimet e njerëzve kur i shohin janë të pabesueshme
Previous article FAKSIMILET/ Si u bë biznesmeni pronar i poligonit. I denoncuar më parë për vjedhjen e pronave në Kavajë

F.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT