• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Asteroidi që mori emrin e vajzës shqiptare. Ja historia që fshihet pas saj
Home
Jetë

Asteroidi që mori emrin e vajzës shqiptare. Ja historia që fshihet pas saj

23 November, 2017 k.autor Jetë

Lajmi se në Gjithësi një asteroid u emërua me emrin e vajzës shqiptare, Pranvera Hyseni, bëri të ndihen krenarë mijëra njerëz. Asteroidi i zbuluar në vitin 2000 nga Katalina Sky Survey, u vendos të quhet Pranvera Hysniu nga “Minor Planet Centre”, departament në Universitetin e Harvardit.

Rrjetet sociale u pushtuan nga vala e lajmeve të ndryshme për këtë arritje të madhe të studentes 21-vjeçare nga Kosova.

Por kush është në të vërtet Pranvera Hyseni?

Pranvera Hyseni është një vajzë 21-vjeçare e cila ka themeluar dhe udhëheq organizatën e vetme astronomike në Kosovë “Astronomy Outreach of Kosovo”. Aktualisht studion në Fakultetin e Shkencave natyrore dhe Matematikës në Universitetin e Prishtinës. Pranvera është lindur në Vushtri dhe prej si fëmijë ajo mahnitej teksa shikonte qiellin gjatë natës. Hëna dhe yjet sa të bukura aq edhe misterioze përveç se e mrekullonin tej-mase i nxisnin edhe një dëshirë të flaktë për të ditur më shumë rreth tyre. Të duash të mësosh më shumë rreth shkencës së Astronomisë në një vend të vogël nuk është aspak e lehtë, problemi bazik është mungesa e literaturës. Kështuqë me ndihmën e Internetit Pranvera mësoi gjuhën angleze. Ky qe edhe hapi i parë për atë që ta zgjerojë diapazonin e njohurive rreth astronomisë duke surfuar në ueb-faqe të ndryshme shkencore botërore.

Në vitin 2011 Pranvera mori si dhuratë teleskopin e saj të parë, ajo përvojën e këndshme duke parë trupat qiellor përmes syrit të teleskopit e ndante edhe me miqtë e saj. Kështu në vitin 2015 ajo themeloi klubin astronomik “Astronomy Outreach of Kosovo”. Vetëm brenda dy vitesh klubi mbodhi më shumë se 100 anëtarë. Klubi me në krye Pranverën ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare në mbarë globin.

Këtë vit klubi përfaqësoi Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Diellit që u mbajt Australi. Pranvera ka vizituar edhe departamentin e shkencave në Cyrih të Zvicrës madje pa nga afër Shkëmbin Hënor të sjellë nga NASA në Milano të Italisë, ku u pati rastin të takojë dhe të bisedojë me shumë ekspertë të Astronomisë.

Me ftesë të Robert Rives, Pranvera Hyseni, mbajti një fjalim para shumë astronautëve dhe shkencëtarëve të NASA-s në konventën shkencore Spacefest 2017 në Arizona.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA Pranvera realizoi një sërë vizitash në institucione kyçe shkencore astronomike.

Në fillim të nëntorit entuziazmi dhe puna e suksesshme e Pranverës u kurorëzua nga Minor Planet Centre duke emëruar një asteroid me emrin e 21-vjeçares. Ky vlerësim për Pranverën mbase është vetëm hapi i parë drejt rrugës së triumfeve të saj për vendin e saj dhe për gjithë shoqërinë e shqiptare është një krenari e pa përshkueshme që fal saj një trup qiell emër shqiptar të vërtitet në Gjithësi./alsat-m.tv/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndaloni së treguari përralla fëmijëve. Ja si ndikojnë në psikologjinë e tyre
Previous article 3 meshkujt më ‘hot’ shqiptarë që duhet të njihni (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT