• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ASPAK RASTËSORE…”/ Balla: Italia pro hapjes së negociatave, opozita e papërgjegjshme
Home
Politikë

“ASPAK RASTËSORE…”/ Balla: Italia pro hapjes së negociatave, opozita e papërgjegjshme

16 April, 2019 k.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni që po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali morën pjesë sot në një seancë pune pyetje-përgjigje në Komisionin e Politikës së Jashtme të Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit italian. Kreu i Grupit Socialist, Balla deklaron se të gjitha grupet politike në Parlamentin italian mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE dhe Shqipërisë.

Sipas Ballës, deputetët italianë shprehën shqetësim për pamjet e protestave të dhunshme të opozitës që qarkullojnë në median italiane këto javë, shpeshherë sipas tij edhe të sponsorizuara nga opozita shqiptare, që rrezikojnë të frenojnë turistët dhe investitorët italianë. “Në përgjigje të shqetësimit të deputetëve italianë, Balla theksoi se e vetmja arësye që ne mund të japim për këto akte dhune të inspiruara nga lidershipi i opozitës, është frika më e madhe e opozitës nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi drejtësia e re e pavarur që po krijohet nuk do të pyesë se kush je, apo çfarë pozicioni politik ke”, tha Balla.

Lidhur me aktet e dhunës, Balla u shpreh se Policia e Shtetit, me vendosmëri po vazhdon hetimet, për të zbardhur deri në fund të gjithë ngjarjet e fundit të dhunshme dhe individët fajtorë të përfshirë. “Aspak nuk janë të rastësishme protesta në të njëjtën ditë dhe orë, në disa vende të Ballkanit Perëndimor, sikurse dyshimet për financime të dyshimta me të partive të ndryshme politike në këto vende.

Por për ne ka vetëm një plan A, s’ka plan B: vetëm integrimi në Bashkimin Europian, që ka mbështetjen e 95% të shqiptarëve dhe se në këtë aspiratë tonën historike, mbështetja e Italisë është e pazëvendësueshme. Qëndrimi i SHBA dhe i BE është i qartë: sjellja e opozitës është demokratikisht e papërgjegjshme, si dhe institucionalisht e ndërkombëtarisht e papranueshme. Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për shkak të përgjegjësisë së saj ndaj elektoratit, por nëse eventualisht vendosë të mos marrë pjesë, bojkoti i saj nuk dëmton cilësinë e zgjedhjeve.

Për SHBA-të, ashtu si edhe për Europën, thellimi i kursit të reformave që afrojnë vendin tonë më pranë BE-së është shumë më e rëndësishme se rruga e bojkotit e zgjedhur nga opozita”, deklaroi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI 5 MILION EURO DROGË/ Goditet banda SHQIPTARE, 14 të arrestuar (VIDEO)
Previous article DJEGIA E KATEDRALES "NOTRE DAME"/ Bota po kërkon babain dhe vajzën që dje po loznin para saj

k.autor

Postime të ngjashme

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT