• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ASNJË VRASJE NË ELBASAN NË 2024″/ Ilir Proda: Ky rezultat s’është parë që në 1989! Zgjedhjet e 11 majit? Garantoni rendin dhe sigurinë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ASNJË VRASJE NË ELBASAN NË 2024″/ Ilir Proda: Ky rezultat s’është parë që në 1989! Zgjedhjet e 11 majit? Garantoni rendin dhe sigurinë…

4 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë.

Gjatë analizave, Drejtori ka vlerësuar punën e këtyre strukturave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe angazhimin e tyre maksimal për përballimin me sukses të sezonit turistik veror. Gjithashtu, Drejtori ka vlerësuar punën profesionale hetimore të këtyre strukturave policore, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë së grupeve kriminale.

Gjatë analizave, Drejtori përgëzoi strukturat e Policisë së qarkut Elbasan, sepse rritja e forcës policore parandaluese mundësoi që gjatë vitit 2024, në këtë qark të mos kishte asnjë vrasje. Ky rezultat nuk ishte shënuar në këtë qark që nga viti 1989.

Gjithashtu, përgëzoi Policinë e Korçës për hetimet profesionale që rezultuan me zbardhjen e të dyja vrasjeve të kryera në këtë qark, gjatë vitit 2024, si dhe vlerësoi angazhimin e Policisë Kufitare të Korçës, për përballimin e fluksit në PKK-të Kapshticë dhe Qafë Thanë, si dhe për goditjen e një sërë krimesh kufitare.

Drejtor Proda është ndalur në disa aspekte të punës policore dhe ka kërkuar përmirësim të parametrave gjatë vitit 2025, në drejtim të policimit në komunitet, me qëllim që inspektorët e Policisë së Rendit, patrullat e përgjithshme dhe çdo punonjës policie, të jenë më afër qytetarëve, të kenë në kontroll situatën kriminale dhe shtetasit me precedentë penalë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Drejtor Proda ka theksuar se goditja e armëmbajtjes pa leje, parandalimi i krimeve ndaj jetës dhe pronës, goditja e trafiqeve të paligjshme, parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe shpërndarjes së tyre, si dhe ndjekja në dinamikë e të gjitha problematikave dhe shqetësimeve të adresuara nga qytetarët, janë prioritare për t’u përmirësuar akoma më tej gjatë vitit 2025.

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjitha strukturat policore të jenë të baraslarguara nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore. Punonjësit e Policisë duhet të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe detyrimet që burojnë prej tij, duke garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve elektorale, për sa i përket punës së Policisë së Shtetit, e cila ka vetëm një detyrë, të garantojë rendin dhe sigurinë dhe të zbatojë ligjin. Cilido punonjës policie që do të konstatohet se nuk do të zbatojë këto detyrime që rrjedhin nga ligji për Policinë e Shtetit, do të largohet pa asnjë hezitim nga radhët e Policisë së Shtetit.

Në analiza morën pjesë edhe prokurorët respektivë të Korçës dhe Elbasanit, të cilët kanë vlerësuar punën e strukturave të Policisë, kanë vlerësuar bashkëpunimin me to, si dhe kanë premtuar mbështetje për Policinë në kërkesat për të çelur hetime proaktive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie që cenon jetën dhe pronën e qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka falënderuar prokurorët respektivë të Elbasanit dhe Korçës, si dhe të gjithë përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe inkurajimin e Policisë së Shtetit në luftë ndaj krimit. Ai ka theksuar se bashkëpunimi i Policisë me agjencitë ligjzbatuese në Elbasan është model për t’u ndjekur edhe nga drejtoritë vendore të tjera. Ky bashkëpunim ka prodhuar rezultate konkrete në luftë kundër krimit, më shumë besim të qytetarëve te institucionet e zbatimit të ligjit, si dhe më shumë rend e siguri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Ndoqi me thikë dhe kërcënoi fëmijët në park, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali
Previous article NGJARJA QË TRONDITI SUEDINË/ Vret veten autori i të shtënave në shkollë. Mediat: Qëlloi veten në kokë! Numri i viktimave mund të rritet

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT) Aktualitet

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT)

PUBLIKOHET FOTO/ Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT