• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ASNJË SHENJË TË MOS…”/ Tomini: Rreth 19,8% e popullsisë ka marrë një dozë të…
Home
Breaking News

“ASNJË SHENJË TË MOS…”/ Tomini: Rreth 19,8% e popullsisë ka marrë një dozë të…

10 May, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e ftuar në Radari Informativ në “ABC” foli për situatën epidemiologjike në vend si edhe procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Tomini tha se më e keqja e pikut të muajit shkurt dhe tetor ka kaluar.

Gjithashtu Tomini sqaroi se rreth 19,8 % e popullatës janë të vaksinuar me një dozë anti-Covid, ndërsa mbi 140 mijë individë janë vaksinuar me të dyja kundër koronavirusit.

“Rastet e vdekshmërisë nuk mund reflektojnë brenda 24 orëve. Mund të kenë disa ditë qëndrimi në spital. Është shumë e rëndësishme që asnjë shenjë të mos neglizhohet pavarësisht se aktualisht jemi në kushte të një situate më të qetë epidemiologjike”, tha Tomini.

Sa i përket procesit të vaksinimeve, Tomini tha se aktualisht imunizimi masiv është përkrahur jashtëzakonisht shumë, duke shtuar se ka pasur mbi 300 mijë persona të grupmoshës së tretë që janë vaksinuar me dozën e parë kundër koronavirusit dhe janë në proces me dozën e dytë.

“Vaksinimi paralel i fashave, me grupet e riskut, mjekët, gazetarët, uniformat blu, kanë ndikuar që hallka të ndryshme të infektimit të ndërpriten”, u shpreh ajo.

Po ashtu Tomini tha se fushata e vaksinimit ka ecur me ritme të mira pasi për 10 ditë janë arritur 600 mijë vaksinime, ndërsa pritet që shumë shpejt të thyejë objektivin me 1 milion të vaksinuar.

“130 mijë individë e kanë kaluar sëmundjen me diagnozë laboratorike. Individët që vaksinohen me Pfizër për dy javë e kanë imunitetin  e plotë,  ndërsa grupi i të vaksinuarve me AstraZeneca e kanë 8 deri në 12 javë”, u shpreh Tomini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRËNDAFILA, DARKA DHE DHURATA/ Ja si ishte festa e ditëlindjes së Arbana Osmanit (FOTOT)
Previous article ANALIZA/ A mund ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid gjatë luftës së Kosovës?

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT