• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASNJË RAST NË SHQIPËRI/ Nesër në 09:00 qeveria mblidhet për herë të parë për masat mbi koronavirusin
Home
Politikë

ASNJË RAST NË SHQIPËRI/ Nesër në 09:00 qeveria mblidhet për herë të parë për masat mbi koronavirusin

8 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Qeveria shqiptare do të mblidhet nesër për herë të parë lidhur me masat mbi koronavirusin. Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Ministrave nesër në mëngjes në orën 09:00 konfirmohet nga burime për Shqiptarja.com.

Në 25 shkurt, qeveria shtoi 1 milion dollarë në buxhetin e spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale në struktura, siç janë maskat mbrojtëse apo dezinfektues për duart e doreza. Prej disa javësh strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri, po ashtu edhe kontrollet në pikat kufitare, por fatmirësisht deri tani nuk është shënuar asnjë rast. Ministria e Shëndetësisë kërkoi sot që qytetarët që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Por duket se qeveria nuk do të mjaftohet me kaq, pasi alarmi në Itali, sidomos pas vendimit të sotëm të kryeministrit Conte për bllokimin e lëvizjes në Lombardi dhe 14 provinca do të rrisë akoma më shumë masat edhe në vendin tonë duke pasur në konsideratë faktin që fluturimet vijojnë normalisht. Partia Demokratike i kërkoi qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës dhe Presidentit Ilir Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu Presidenti Ilir Meta kërkoi që të merret si një masë parandaluese ndaj koronavirusit, aplikimi i “Zonës së Kuqe”, njësoj si në Itali me zonat e prekura si dhe duhet rritur fondi i përcaktuar nga qeveria për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes për personelin mjekësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 MARSI/ 10 mijë lule për 10 mijë gra nga veriu në jug
Previous article DERBI I MANCHESTERIT/ Solskjaer lë në stol blerjen e janarit, Guardiola i beson talentit magjik! (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT