Saranda edhe pse e paprekur nga Covid 19, u bindet rregullave të shtetrrethimit duke u izoluar.
Megjithatë qytetarët nuk po e përjetojnë keq karantinimin.
Këta janë banorët e një pallati në lagjen numër 2 të qytetit jugor, të cilët kanë zgjedhur të argëtohen në këtë mënyrë, me muzikë dhe kërcim, por duke ruajtur distancimin social.


