Asmer Bilali, është ish boksieri i Vllaznisë që sot ndodhet prapa hekurave si pjesë e grupit Bajri.
Vetëm brenda katër ditësh, Bilali ka dalë dy herë nga burgu shoqëruar me polici për dy raste. I pari ishte pjesëmarje në varrimin e të atit, i cili dyshohet se është vrarë për ti dhënë një mesazh Asmerit dhe e dyta ishte sot kur i riu la qëlinë për të dëshmuar mbi dhunën ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka.
Duket se shumë prej ngjarjeve që ndodhin në Shkodër shënjestrojnë pikërisht Asmer Bilalin.
Kujtojmë këtu vrasjen e Arian Ferracakut, shokut të ngushtë të Asmerit që u ekzekutua me breshëri plumbash mbi kalë vetëm sepse u ngatërrua me të.
Por nuk mbaron këtu. Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.
Të gjitha këto përfshirje, tregojnë edhe njëherë atë që shumë po përflitet, se Shkodra në fakt qendron mbi eksponentë të fortë të krimit që vijnë prej 2 apo 3 familjesh.
Përgatiti: AlpeNews.al







