• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Askush nuk e çau tra*** për ata!” Asqeriu: Kur tronditet Robert Ndrenika, nuk pyes për njeri! (VIDEO)
Home
Kulturë
Art

“Askush nuk e çau tra*** për ata!” Asqeriu: Kur tronditet Robert Ndrenika, nuk pyes për njeri! (VIDEO)

16 February, 2018 F.autor Art, Kulturë

Shpërthimi ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve të korruptuar i aktorit Bujar Asqeriu bëri bujë në rrjetet sociale. Ndërkohë debati lidhur me teatrin duket se është ende i nxehtë.
Përmes deklaratës së tij, Asqeriu denoncoi kushtet e mjerueshme ku ndodhen artistët, tentativën për të zhvendosur teatrin dhe ndryshimet për ligjin e artit dhe kulturës.

Ai tha se qeveritarët vjedhin vendin, pasurohen vetë dhe kjo është arsyeja përse nuk ka më para për artin dhe kulturën.

Ndërkohë sot, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Asqeriu tha se deklarata e tij erdhi pas akumulimeve për një kohë të gjatë.

“Unë nuk bëra kalkulime mendimesh dhe fjalish, nuk vajta në shtëpi mora lapsin të shkruaj këtë apo atë. Ato ishin fjalë që mua më ishin akumuluar sepse ne nuk jemi njerëz që hamë bukë dhe flemë gjumë. Bujar Aqeriu nuk u ngrit për teatrin e nënës dhe babait të tij, teatri është i të gjithëve. Unë kam folur me kohë nëpër gazeta. Nëse kryeministri mua më thotë do bashkëqeverisim, unë i falem atij dhe i them plaga ime është kjo…, do ta bësh apo jo? Ku ishte kjo ministre 5 vjet, flinte gjumë kjo?”, tha Asqeriu.

Aktori shtoi më tej se këtë nismë e mori pas deklaratës së aktorit Robert Ndrenika dhe shokëve të tij, të cilët kanë humbur jetën ende pa dalë në pension.

“Unë e mora nismën, sepse kur më tronditet Robert Ndrenika, unë nuk pyes për njeri. Unë kam parë shokët e mi të vdesin pa dalë në pension, unë nuk pyes për njeri, kjo është tragjedia dhe kësaj ata duhet t’i përgjigjen. Ne s’kemi kërkuar vilë, por të bëhet e jetueshme, ne s’mund të rrimë edhe në kasolle edhe me çadër. Miqtë e mi, teatri është juaji, i shqiptarëve”, shtoi aktori./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NË KOSOVË/ Basha: Mashtruesi i Tiranës paska hapur thesin edhe në Prishtinë
Previous article Zgjidhni një mace dhe zbuloni të vërtetën tuaj

F.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT