• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASHPËSOHEN TONET MES DY VENDEVE/ Greqia nis përpjekjet për bojkotimin e mallrave turke
Home
Nderkombetare

ASHPËSOHEN TONET MES DY VENDEVE/ Greqia nis përpjekjet për bojkotimin e mallrave turke

27 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vendimi i Turqisë për të kthyer përsëri në xhami monumentin e lashtë të Hagia Sofias, është bërë shkak për kritika të ashpra midis Athinës dhe Ankarasë. Sidoqoftë, ndërsa Greqia intensifikon përpjekjet e saj diplomatike për sanksione ndaj Turqisë, bizneset greke kanë filluar tashmë një fushatë bojkotimi për mallrat dhe shërbimet nga vendi fqinj.

Vassilis Korkidis, një ndër përfaqësuesit kryesorë të tregtisë në Greqi, shprehet hapur për nevojën, siç e quan ai, për t’iu kundërpërgjigjur Turqisë me masa konkrete.

Ne jemi në dijeni të përpjekjeve që po bën qeveria (greke) në kundërpërgjigje të konvertimit të Hagia Sofias, tha ai. Por, derisa kjo të finalizohet në diçka konkrete, tha Korkidis, bizneset greke nuk duhet të humbin kohë për të bojkotuar tregtinë me partnerët e tyre turq.

Edhe në nivel personal, thotë ai, konsumatorët duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Ata, tha Korkidis, mund ta bëjnë këtë menjëherë, duke bojkotuar mallrat turke që mbajnë numrat 868 dhe 869 në barkodin e produkteve të importuara.

Megjithë armiqësinë e vjetër midis dy vendeve, marrëdhëniet tregtare janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Eksportet vjetore të Greqisë në Turqi arrijnë në rreth 1.6 miliardë dollarë, shumë më tepër sesa 1.2 miliardë dollarët importe nga Turqia.

Nëse grekët do t’u kushtojnë vemendje thirrjeve për bojkot tregtar, kjo mbetet e paqartë, veçanërisht në kushtet kur ekonomia e Greqisë është në kaos për shkak të pandemisë COVID-19.

Sidoqoftë, zemërimi, trishtimi dhe pakënaqësia ndaj shndërrimit në xhami të Hagia Sofia po ndihen mjaft në këtë vend kryesisht ortodoks dhe ekspertët thonë se çdo përfitim afatshkurtër tregtar është i pakrahasueshëm me humbjet që priten të jenë akoma më të mëdha.

Korkidis shpjegon se, “Ne vërtet mund t’i gëzohemi një sufiçiti të madh tregtar, por kur llogarit fondet që i duhet të përdorë Greqia për të penguar flukset e vazhdueshme të migracionit të paligjshëm nga Turqia dhe kostot e mëdha ushtarake për t’u mbojtur nga provokimet turke, e gjithë kjo e bën pa kuptim sufiçitin”.

Çështja e Hagia Sofia i shtohet një serie krizash me të cilat Greqia po përballet dhe që i vijnë nga partneri i saj i NATO-s, Turqia. Marrëdhëniet janë rënduar prej vitesh me radhë për të drejtat territoriale dhe detare në Egje, si dhe për shkak të mijëra migrantëve të paligjshëm që vazhdojnë të shkojnë në Greqi nga Turqia.

Gjithashtu, javët e fundit tensionet janë rritur pas deklaratave të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të filluar shpimet për naftë dhe gaz në ujërat që Greqia i konsideron të vetat. Shoqatat greke të biznesit thonë se ato po u drejtohen organizatave partnere në të gjithë Evropën për një bojkot edhe më të gjerë kundër Turqisë.

Është e qartë se Perëndimi po nervozohet gjithnjë e më shumë nga veprimet e Turqisë, tha Korkidis. Është koha, tha ai, që qeveria e zotit Erdogan të ndalë përdorimin e çështjeve kulturore për të avancuar axhendën e saj politike.

Bojkoti tregtar është vetëm një nga shumë prej protestave që po zgjerohen në Greqi.

Të dielën, këmbanat e kishave ranë përsëri në të gjithë vendin ndërsa dhjetëra mijëra njerëz kënduan himne për nder të Hagia Sofias, selisë së Krishterimit Lindor për një mijë vjet me radhë, para se turqit osmanë të pushtonin qytetin e njohur atëherë si Kostandinopojë.

Një tjetër shenjë shqetësuese ishin lëvizjet e grupeve nacionaliste të ekstremit të djathtë, të cilat dogjën një flamur turk. Qeveria Greke e dënoi veprimin. Prapëseprapë, qeveria inkurajoi pasionet nacionaliste me një kritikë të ashpër ndaj Turqisë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ai tha se Turqia është një problem që kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon, por shtoi se Greqia ka treguar se mund t’i mbrojë kufijtë e saj, kufijtë e Bashkimit Evropian.

Greqia beson se konvertimi Hagia Sofias në xhami është pjesë e një plani më të madh të Turqisë për të riafirmuar veten si një superfuqi rajonale dhe energjitike.

Turqia thotë se Greqia po reagon shumë më tepër se sa është e nevojshme. Megjithatë, Greqia këmbëngul se nuk do t’ia lërë agjë rastësisë, por po i mban forcat e saj ushtarake në gatishmëri të lartë, e gatshme për të bërë luftë nëse provokohet më tej në ndonjë front./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNË FIZIKE DHE PSIKOLOGJIKE NDAJ BASHKËSHORTES/ Policia i vë prangat 56-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se...
Previous article “PO GABOJMË”! Tritan Kalo publikon pamjet e frikshme: Ju lutem, mos u fokusoni vetëm te Covid-19, ka shumë infeksione…

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT