Endira Bushati, ish anëtarja e Kryesisë së PD dhe nje nga kritiket më të ashpra ndaj kreut Lulzim Basha ka shfaqur një tjetër kritikë për të sot.
Sipas Bushatit, Lulzim Basha fjalët e sotme për lirinë e medias janë po të njejtat që ka thene edhe para 2-3 muajsh.
Ja çfarë shkruan ajo:
“Përsëri…dhe asgjë të re!
Basha përsëri paska folur për lirinë e medias…e bëri dhe para 2-3 muajsh….
E lexova lajmin me vëmendje…
Asgjë e re!
Problemin kryesor, atë të medias të përqendruar në 2-3 duar, as nuk e prek fare….
Ka mbi 3 vjet që Gjykata Kushtetuese, nën lobimin e pronarëve të Klanit dhe Top Channel, shfuqizoi paragrafin e nenit 62 të ligjit të medias që ndalonte që një familje të kishte 100% të aksioneve në një licencë kombëtare….
Që, përsa kohë ishte në Kuvend, dhe PD kryesonte Komisionin e Medias, të ndërmerrte ndonjë amendim ligjor për këtë….as që bëhej fjalë….
Asnjë fjalë as për faktin që 4 nga 5 licencat kombëtare zotërohen nga aksionerët e Digitalbit, në kundërshtim me ligjin….
Asnjë fjalë për kompaninë fiktive ADTN që zotëron licencë kombëtare….ndër letra….se në fakt i përket Digitalbit….
Asnjë fjalë për AMAn, gjyqtarët që dhanë vendimet, prokurorët që mbyllen dosjet etj etj etj….
As dhe një fjalë!
Revolucioni vazhdon!
Lufta ndaj oligarkëve po e po!”


