• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASFALTOHET “RRUGA E SARAÇËVE”/ Veliaj: Ndërhyjmë në çdo lagje, rrisim vlerën e pronës
Home
Politikë

ASFALTOHET “RRUGA E SARAÇËVE”/ Veliaj: Ndërhyjmë në çdo lagje, rrisim vlerën e pronës

19 February, 2023 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këtë fundjavë inspektoi punimet në “Rrugën e Saraçëve”, një rrugë historike e Tiranës dhe një aks shumë i rëndësishëm, i cili lidh dy prej zonave më të populluara të qytetit, “Rrugën e Dibrës” dhe Pazarin e Ri.

“Rruga e “Saraçëve” është një rruge historike e Tiranës, por duhet të pranojmë se edhe ky realitet po ndryshon. Nga njëra anë, kemi pallatet, disa janë ndërtuar në kohën e komunizmit, disa të tjera në vitet 90-të, nga ana tjetër, disa shtëpi të vjetra. Praktikisht, këtu bashkohen dy pjesë të Tiranës, Tirana e vjetër me Tiranën e re. Janë dy realitete që kanë nevojë të kenë të njëjtën cilësi në infrastrukturë”, u shpreh Veliaj. Ai bëri me dije edhe disa investime të tjera që do bëhen në njësinë 8, siç janë ndërhyrjet në çdo lagje, duke theksuar se do i rrisin edhe më shumë vlerën pronës.

“Pasi të mbarojmë me aksin kryesor, do të vazhdojmë me gjashtë rrugicat që lidhin mëhallat dhe xhepat e vegjël mes pallatëve ose shtëpive private. Pastaj, do të kalojmë te kryqëzimi i “Farmacisë 10”, për t’u zhvendosur te lagjja “Besa”, pjesa e Njësisë 8, aty ku kemi hapur edhe shkollat e reja “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qirjazi”, por ku kemi edhe pallatet e rindërtimit. Kjo zonë ka qenë e lakmuar kur Tirana sa u shpall Kryeqytet sepse Rruga e Dibrës ishte qendra e Tiranës së vjetër. Unë besoj se do të jetë e lakmuar për sa kohë që rrethohet nga Pazari i Ri, i cili sot është një nga hapësirat ikonë të turizmit, një hapësirë që ka fituar çmime; lipset që edhe rrugët pranë Pazarit të Ri të përfitojnë nga e njëjta vlerë e pronës dhe të përfitojnë nga i njëjti sistemim”, u shpreh Veliaj.

Nga Njësia 8, kryebashkiaku dha lajmin e mirë se javën që vjen do të hidhet shorti për 159 apartamente të tjera në lagjen e re “5 Maji”, që janë gati për të mirëpritur 159 familje.

 

 

“Javën tjetër hedhim shortin për 159 apartamente të reja te Bregu i Lumit. Janë banorë, të cilët humbën shtëpitë e vjetra për shkak të tërmetit, ose pronarë me prona të palegalizuara, banorë të Bregut të Lumit, të cilët do të marrin shtëpitë e reja. Kush beson dhe bashkëpunon shpërblehet, kush rri mbrapa partive, humbet kohë të çmuar, kohë që ne mund ta zhfrytëzojmë për të mbaruar pallate dhe gjithë këtë infrastrukturë. Për 159 familjet e lagjes fillon një jetë e re, një kapitull i ri, një lagje e re dhe një komunitet i ri te super banesat e projektuara nga Stefano Boeri,

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

me fond të qeverisë shqiptare, të zbatuar nga Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI I PARANDALUAR/ Në zonë edhe shtëpia e vëllait të Ardit dhe Rigers Spahiut! I pari i vrarë në Bruksel, i dyti u kap me arsenal armësh
Previous article "NJOHJA E KOSOVËS E PRANUESHME"/ Daçiç: S'ka negociata pa u përmbushur Marrëveshja e Brukselit

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT