• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS/ Zbardhet axhenda e mbledhjes: Performanca e qeverisë dhe zgjedhjet…
Home
Shqipëri

ASAMBLEJA E PS/ Zbardhet axhenda e mbledhjes: Performanca e qeverisë dhe zgjedhjet…

27 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Do të jetë një fundjavë e rëndësishme kjo e kësaj jave, për anëtarët e njërit prej forumeve kryesore drejtuese të Partisë Socialiste.

Në orën 10.00 të së shtunës, më 28 prill, do të mblidhet në kryeqytet, Asambleja Kombëtare e socialistëve.

Vendimi është njoftuar fillimisht pas mbledhjes së fundit të Kryesisë së PS, që vendosi në fund të këtij muaji ta mbledhë forumin ku pritet që ministrat socialistë dhe Kryetarët e Bashkive të PS të bëjnë një pasqyrë të punës së tyre në kuadër të programit të “bashkëqeverisjes me qytetarët”.

Më pas do të ketë një tur takimesh nëpër Shqipëri në formën e llogaridhënies dhe bashkëbisedimit me qytetarët për punën e deritanishme të qeverisë në këtë periudhë të vitit të parë të mandatit të saj të dytë.

Kjo mbledhje do të zhvillohet menjëherë pas kthimit të Kryetarit të PS e Kryeministrit Edi Rama nga takimi i tij me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku ka nisur turi i takimeve lobuese për ratifikimin nga vendet anëtare të rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Rama pritet që të informojë anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS për ecurinë e qeverisjes dhe procesit të integrimit.

Në këtë mbledhje pritet të meren edhe disa vendime të karakterit organizativ të jetës së brendshme të PS.

Takimi do të mbahet në ambjentet e Hotel Tirana International në qendër të kryeqytetit.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ Motra viktimës flet për hakmarrje. I vëllai: Po ti shkoj atij djali ta ç’njerëzoj, si i vjen?
Previous article SHOKOHEN madrilenët/ Konfirmohet mungesa e madhe kundër Bayernit

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT