• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS/ Rama paralajmëron krerët e bashkive: Do shohim nëse do të rikandidoni
Home
Shqipëri

ASAMBLEJA E PS/ Rama paralajmëron krerët e bashkive: Do shohim nëse do të rikandidoni

7 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS tha se fushata për zgjedhjet lokale duhet të nis që sot dhe të mos pritet për ditën e zgjedhjeve.

Më tej shtoi se kryetarët e bashkive duhet të dalin në terren dhe të komunikojnë me njerëzit.

 “Si ka mundësi që bashkitë nuk përgjigjen, ndërkohë që çdo ministër e ka për detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale për këtë”, shtoi Rama.

 

Pjesë nga deklarata

Duhet të fillojmë zgjedhjet vendore sot, të mos presim fushatën, jo për të fituar, ndeshjen pa kundërshtarë, por të fitojmë zgjedhjet duke kaluar mes njerëzve, duke fituar zemrat e tyre, kuruar plagët e dëshpërimit, zhgënjimit, mosbesimit, ndjenjash negative të krijuara nga njëmijë e një arsye ku ne duhet të marrim fajin dhe pjesën tonë. Duhet të fillojmë fushatën sot, nuk mundet të jemi si vetja dje dhe të tjerët kur listat e përfaqësuesve të këshillave bashkiakë t’i bëjmë natën e fundit, sipas qejfit dhe t’ia faturojmë PS.

Këshilltarëve duhet tu japim mundësinë të jenë në listë, por edhe të tjerëve, të llogaridhënies që kryetarëve të bashkive, qeveria do të jetë në këtë proces, por atë që qeveria bëri para pushimeve duhet ta bëjmë gjithë kryetarët e bashkive për të mbledhur dhe dëgjuar gjithë opinionet, për të kuptuar nëse e ka më për betejë kreun e bashkisë apo duhet të gjejë një tjetër.

Si ka mundësi që bashkitë nuk përgjigjen, ndërkohë që çdo ministër e ka për detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale për këtë.

Në Kukës dhe me radhë deri te bashkia më e vogël duhet tu japim komuniteteve mundësi, duke filluar të dëgjojmë e kuptojmë më shumë në ato territore ku kemi Partinë, por na duhet një parti tërësisht e rienergjizuar, e orientuar ndryshe, jo si vagon shtesë i qeverisë dhe grupit të PS.

Fushata do të shtrihet nga shtatori deri në festat e fundvitit, por edhe njerëzit duhet të marrim më shumë informacion nga të vërtetat e qeverisjes sonë.

Kundërshtarët nuk i llogarisin më as njerëzit që i votojnë, si forcë që mund ti zgjidhin problemet, i kërkojnë gjërat me ne, po nuk ua zgjidhëm ne nuk ua zgjidh njeri. Po nuk e bëmë ne këtë vend, nuk e bën njeri tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U nda me Gregoracin/ Ja “zjarri” i ri që po “djeg” Briatoren (FOTO)
Previous article E PABESUESHME/ RONALDO zgjodhi Juventusin, por mund të përfundojë tek INTERI

Isa.Autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT