• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS/ Këto janë NËNTË ndryshimet që bëri kryeministri Rama në parti
Home
Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Këto janë NËNTË ndryshimet që bëri kryeministri Rama në parti

23 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i PS-së, Edi Rama në mbledhjen e sotme të asamblesë kombëtare ka bërë 7 ndryshime në parti. Ai njoftoi ndryshimin e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës.

Kështu në vendin e Ditmir Bushatit në Shkodër do të jetë kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, në Lezhë në vendin e Lindita Nikollës shkon Sandër Lleshaj që bëhet pjesë e strukturave të PS-së dhe në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partisë, teksa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj që merr drejtimin e sekretariatit të rinisë, ndërsa vend kishte edhe për të spostuarit në qarqe si koordinator.

“Jam gati të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. Në Shkodër qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i bashkisë (Valdrin Pjetri). Në Tiranë për më shumë rezultat do ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme.

Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t’u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera. Për këtë ngarkojmë Ilir Beqjan që të bëjë këtë punë.

Sekretare e Burimeve Njerëzor do të jetë  Nikolla. Ne vazhdojmë me regjistra të vdekur që mirë që janë me boshllëqe, por nuk i shërbejnë askujt. Këtë detyrë do ia ngarkojë Lindita Nikollit, i bindur që do të bëjë më të mirë. Ka qenë një çështje shqetësuese e Partisë Online.

Duke qenë i pari politikan që kam bërë “ciu-ciu” më takon që të ndjehem i shqetësuar që jemi shumë larg asaj që duhet të bëjmë dhe prandaj për këtë besoj që Blerina është njeriu i duhur që eksperiencën e koordinimit ta vë në dispozicion në një organizim dixhital të partisë.

Në kushtet kur Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do marrë drejtimin e Tiranës, drejtimin e Rinisë Gent Cakës dhe nëse nuk kam harruar ndonjë, pjesa tjetër e sekretariatit do të mbetet siç është, vetëm kur organizimi do të bëhet edhe nga Arbeni” deklaroi Rama.

Ndryshimet që bëri PS-ja në asamblenë e sotme
Valdrin Pjetri-koordinator për qarkun e Shkodrës në vendin e Ditmir Bushatit

Sandër Lleshaj-koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati-koordinator në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit

Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë

Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin

Arben Pëllumbi-sekretar për koordinimin dhe organizimin

Lindita Nikolla-sekretare për burime njerëzore në PS.

Ilir Beqja-sekretar për koordinimin e punës së këshillave.

Alfred Peza- sekretar për marrëdhëniet me Mediat dhe Forumet Qytetare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Pse mezi “priten” gjërat për Bllokun, e nuk bën aq përshtypje persekutimi?!
Previous article JUVENTUS, BARCELONA APO REAL MADRID? PSG merr vendimin ZYRTAR për Neymar

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT