• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS/ Balla flet për aleatët në zgjedhje, luftën kundër tepsisë dhe ka kritika: Nuk jemi ku duhet…
Home
Shqipëri

ASAMBLEJA E PS/ Balla flet për aleatët në zgjedhje, luftën kundër tepsisë dhe ka kritika: Nuk jemi ku duhet…

7 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Nis mbledhjen Asambleja Kombetare e PS-se. Fjalen e ka marre kreu i grupit, njeheresh sekretari i Pergjithshem, Taulant Balla i cili ka prezantuar votimin e rendit te dites me 12 pikat e axhendes se sotme.

Pas hedhjes ne vote, anetaresia e Asamblese beri edhe votimin e rendit te dites, sipas pikave te programuara ne kete axhende punimesh

Ashtu si u njoftua zyrtarisht pas mbledhjes se Kryesise, ne mbledhjen e sotme pritet të kemi ndryshime në sekretariatin ekzekutiv, ku, përveç emrave, do të ketë dhe rregullime të funksioneve të tyre.

Ne fjalen e tij, Balla ka bere me dije se “Ndodhemi vetem 250 dite larg zgjedhjeve. Do te kemi vetem nje aleat ne keto zgjedhje dhe nje koalicion, vetem me qytetaret. Interesi yne do te jene vetem njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Jemi te gatshem te bashkëpunojmë me opozitën për reformat, por nese ajo do te vazhdoje me politiken e baltes ne do te vijojme me interesin e vetem qe kemi, qytetaret”- tha ai.

Duke folur për anëtarësimet e reja, Balla ka kërkuar të shkohet në cdo fshat dhe cdo familje.

“Duhet të trokasim në cdo familje për të hapur PS ndaj kujtdo që do të japë kontributin e vet”- tha ai.

“Nuk jemi aty ku duhet me anëtarësime e reja për atë që kemi miratuar, jo vetëm si sasi, por edhe në cilësi, duhet të afrohemi në anëtarësime cilësore, njerëzit më të mirë duhen afruar. Duhet të kemi përmirësim të listave për anëtarët e këshillave bashkiak”- tha ai, duke theksuar se “Nuk e kemi fituar ende luftën kundër tepsisë, ajo duhet cuar e tëra për skrap”.

 

Mesohet se do të jetë koordinatorja kombëtare për bashkëqeverisjen me qytetarët, Elisa Spiropali, e cila, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, do të paraqesë Raportin Kombëtar të Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.

Po ashtu, do të ketë dhe një raport mbi llogaridhënien publike të qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”, ku çdo ministër është ballafaquar me grupet e qytetarëve dhe shqetësimet që janë shprehur në to.

BASHKIAKËT

Kryesia e PS pas dite me pare miratoi dhe axhendën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila në qendër do ketë punën e çdo kryebashkiaku dhe Këshilli Bashkiak dhe strategjinë e kësaj partie në këto zgjedhje.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kreu i grupit të punës për analizën e punës së çdo bashkie, Ilir Beqja, do të prezantojë raportin ku janë marrë parasysh realizimi i programit për çdo bashki, investimet, shërbimet e ofruara për publikun, punën e administratës, mbledhjen e të ardhurave, por dhe shpenzimet.

Mësohet se në raport ka kritika për shumë bashki, por dhe vlerësime për disa nga bashkitë kryesore që kërkohen të merren si standarde të punë së të zgjedhurve socialistë. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore, PS do të nisë Fushatën Kombëtare “E gjithë vëmendja te Ju”, ku kryebashkiakët do të kalojë nëpër të gjitha njësitë vendore që përfshin bashkia e tyre për të dhënë llogari para qytetarëve. Do të jenë këto takime, që do të matin dhe aprovimin ose jo të punës së çdo bashkiaku.

Gjithashtu, asambleja do të miratojë dhe udhëzimin për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019. Në funksion të një fitoreje të pastër në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, PS do të ngrejë një rrjet të mirorganizuar të strukturës së saj elektorale.

PARTIA

Por jo vetëm kaq; socialistët do të nisin dhe një analizë të strukturave të PS, ku pritet që disa nga drejtuesit e saj në degë të largohen për shkak të performancës së dobët të tyre. Kjo do të çojë në zgjedhje të reja në PS përmes parimit “një anëtar, një votë”. Por, kryesia e PS ka vendosur që të hapë një fushatë për të shtuar radhët e saj. “Partia Socialiste e hapur për Ty”, do të jetë fushata për të regjistruar më shumë se 30 mijë anëtarë të rinj në PS deri në fund të këtij viti.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Taulant Balla, pritet të paraqesë raportin mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të kësaj legjislature, kryesisht në procesin legjislativ, por dhe të kontrollit të qeverisë, përmes interpelancave dhe takimeve të ministrave me komisionet parlamentare. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, u kërkua nga grupi strategjik për zgjedhjet lokale, në përbërje të të cilit janë Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Gramoz Ruçi, që të finalizohet strategjia e PS për zgjedhjet vendore 2019.

AXHENDA E ASAMBLESË KOMBËTARE

  1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”.
  1. Raport i Grupit të Punës të Asamblesë Kombëtare të Partisë: “Mbi performancën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në qeverisjen vendore”.
  1. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019.
  1. Udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore 2019.
  1. Raporti Kombëtar i Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.
  1. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të Legjislaturës IX.
  1. Informacion mbi punën e strukturave vendore të Partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
  1. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja te Ju”.
  1. Miratimi i strategjisë: “Partia Socialiste e hapur për Ty”.
  2. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe informacion mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore.
  1. Raport mbi gjendjen aktuale të Partisë dixhitale.
  2. Vendim për unifikimin e Regjistrit Dixhital të PS.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODRIC “MASAKRON” RONALDON/ Ja çfarë më tha për çmimin e më të mirit
Previous article E PABESUESHME/ Çudirat e “El Pibe de Oro”: Maradona braktis Bjellorusinë për...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT