• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E OKB-s/ Trump: Irani po mbjell kaos, vdekje dhe shkatërrim
Home
Nderkombetare

ASAMBLEJA E OKB-s/ Trump: Irani po mbjell kaos, vdekje dhe shkatërrim

25 September, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Fjalimin e tij të shumëpritur në OKB, Donald trump e ktheu në një sulm ndaj lidershipit iranian duke e akuzuar se po mbjell “kaos, vdekje dhe shkatërrim” në mbarë Lindjen e Mesme.

 “Shtetet e Bashkuara kanë nisur një fushatë presioni ekonomik për t’i mohuar këtij regjimi fondet e nevojitur që të çojë përpara axhenden e tij gjakatare. Sanksione shtese do të nisin muajt e ardhshëm; bota duhet të sigurohet që sponsori kryesor i terrorizmit të mos zotërojë armët më të rrezikshme që ekzistojnë”, tha Trump.

Me këtë argument dhe pohimet se udhëheqësit iraniane po grabisin pasurinë e kombit të vet, presidenti amerikan justifikoi tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me republikën islamike, ndërsa u mburr se administrata e tij ka arritur më shumë se pothuajse “kushdo tjetër” në historinë e Amerikës.

Këto fjalë u pritën me të qeshura, por trupi iu përgjigj në të njëjtën mënyrë duke thënë: “nuk e prisja këtë lloj reagimi“. Shtetet e Bashkuara, këmbënguli ai, janë sot më të forta, më të pasura dhe të sigurta. Trump nuk la pa kujtuar takimin historik me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong-un, duke nënvizuar se kjo përballje çoi në zhvillime që deri përpara pak muajsh ishin të paimagjinueshme.

Raketat koreano-veriore nuk po fluturojnë me në çdo drejtim të mundshëm dhe testet nukleare kanë reshtur, tha ai përpara asamblesë që zhvillon punimet në Nju Jork. Një prej temave kryesore të fjalimit ishte drejta e Amerikës për të ndjekur rrugën e vet në botë, e kësaj ideje, shefi i Shtëpisë së Bardhë i mëshoi me forcë.

“Shtetet e Bashkuara nuk do t’ju tregojnë se si të jetoni, punoni apo adhuroni, ne vetëm kërkojmë që në këmbim, ju të nderoni sovranitetin tonë”, tha Trump.

Presidenti shtoi se ndihma amerikane për vendet e tjera po shihet me shumë imtësi. Vetëm miqtë do ta përfitojnë ndihmën tonë, deklaroi ai, ata që na respektojnë dhe që janë dashamirës vërtet. Sa për vendet e tjera, presim të paguajnë atë që u takon në lidhje me koston e mbrojtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Tuchel: Ja pse dua që NEYMAR të luajë si...
Previous article Të gjithë e kemi pritur këtë bashkëpunim/ Këto këngëtare bashkojnë forcat në "Kënga Magjike 2019" (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT