Ardit Gjerbrea duket sikur ka bërë një përpjekje të vogël për ta shfaqur në publik moderatorin e famshëm, por në fakt nuk ja doli. Ai ka publikuar një foto në Instagram muajin e kaluar, në të cilën ka etiketuar dy aktorët dhe Aldon Lipe.
Përpjekja e fundit është nga Eni Çobani teksa e uron për emisionin dhe Aldon na tregoi vetëm kurrizin.
Epo nëse as Eni dhe as Arditi nuk kanë mundur, atëherë Aldon e paska seriozisht dhe kështu ka vendosur të vazhdojë.
Moderatori Aldon Lipe ka më shumë se 15 vite që drejton një nga emisionet më të ndjekura të mëngjesit. Pak rëndësi ka nëse dikur quhej “Good Morning Albania” në Top Channel e tani “Aldo Morning Show” në Tv Klan sepse formati është i njëjtë. Aldon është akoma misterioz për një pjesë të mirë të publikut që e dëgjojnë në programin e tij të mëngjesit. Misteri i tij lidhet me pamjen, të cilën ai nuk ka dashur ta bëj publike asnjëherë dhe përherë fshihet në fotografi me njerëz publik.
Në vitin 2011, kur mori pjesë në një bashkpunim te Kënga Magjike me Eranda Libohovën, Aldon zgjodhi të mos shfaqet me fytyrë përsëri dhe kjo e bëri më të mistershëm.
Ai ka një llogari publike në rrjetin Instagram, në të cilën nuk ka postuar as një foto të vetme të tijën ku tregohet imazhi. Përpos asaj që ka vendosur në profil me bashkëshorten, në të cilën duken turbullt.






