As ish-numri dy i qeverisë Rama nuk i ka shpëtuar dosjes Aruba. Janë trafikantët ata që flasin mes tyre për projekte dhe investime luksoze. Zona më e preferuar mbetet jugu i vendit dhe plazhet, por nuk mungojnë as Tirana dhe qytetet kryesore.
Teksa vendi kishte hyrë në vitin 2021 në fazën e rindërtimit masiv dhe fondet ishin siguruar si përmes kredive ashtu edhe nga donatorët e Bashkimit Evropian, në terren duket se kishin nisur planet për ndarjen apo përfitimin e tenderave.
Ndërkohë, në denoncimet e tij publike dhe intervistat në media, z. Ahmetaj ka bërë akuza të forta ndaj ish-eprorit të tij politik, kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai priste trafikantë në zyrën e tij.
Kjo është një pjesë e bisedës mes personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, të cilët shfaqin interesa edhe në sektorin e ndërtimit dhe rindërtimit.
Biseda në Sky ECC:
7B9F5E: Ahmetaj, ç’a thotë Derman?
7B9F5E: Për rindërtimin nga tërmeti.
NY6N4T: Ke folur vetë me të ti, se Adin e merr shumë seriozisht ai.
7B9F5E: Është në rregull, do fakte, projekte serioze.
7B9F5E: Po, po. Disa herë në plazh, në Palasë, bashkë rrinim.


