Artur Zheji ka zbuluar anën e errët si “donzhuan” ku thotë se ka pasur kontakre me shumë femra të rrezikshme të cilat sipas tij kanë si qëllim që t’i divorcojnë meshkujt si ai nga bashkëshortet.
Gjatë një intervistë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai tregon se gruaja e tij është shumë e fortë që e duron, pasi thotë se si mashkull ka qenë në kontakt me lloj-lloj femrash që i kanë dhënë iluzione se janë seksi.
Zheji siguron publikun se nuk është tunduar nga femrat pasi ka kontaminuar trurin duke shtuar se sipas disa informacioneve sekrete në Shqipëri janë 10 burra që kanë lidhje paralele.
“Gruaja ime ka një durim të mrekullueshëm me një burrë si puna ime.
Profesioni im ka qenë gjithmonë në kontakt të vazhdueshëm me femra të rrezikshme.
Femrat e rrezikshme janë single, në kërkim të një divorcimi, mundësisht të një burri me karrierë të mirë dhe me lekë, joshëse, din të japin iluzionin se janë seksi dhe kanë aftësi për të kontaminuar në trurin e një mashkulli.
Sot në Shqipëri mund të them nja 10 burra që kanë paralel nja 2 apo 3 gra.
Unë me këto lloj femrash kam qenë në kontakt pune, ajo më ka besuar që ka qenë marrëdhënie pune, ka shmangur incidentet që vijnë nga xhelozia”, shprehet Zheji i cili duhet të ketë thyer shumë zemra vajzash. (TemA)


