• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTUR AJAZI/ Luli po kërkon protestues borxh nga LSI
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Luli po kërkon protestues borxh nga LSI

21 January, 2018 Redaktor1 Blog

 

Takimet  e  Lulzim Bashës në disa rrethe, janë kthyer në kryqëzata të tij, apo edhe fushata për të kërkuar nga LSI protestues borxh për 27 janarin. Në Vlorë, Kurbini, Shkodër, Korçë, Elbasan, dhe Berat,zoti  Basha, ka vërtetuar situatën në të cilën gjendet sot PD, duke dale në përfundimin se “Monika duhet ti japë atij disa qindra protestues borxh nën siglën e PD”. Por më e keqja është se edhe Monika e cila po del nga qyteti në qytet, nuk po mundet të mbledhë as 25 per qind të  atyre që ka patur pranë partisë saj deri në 25 qershor 2017, pasi e kanë braktisur pothuajse të gjithë. Të vetmit protestues që Monika mund ti japë Bashës, do të jenë ish-drejtorët dhe ish-ministrat e LSI. Kurse në PD, deputetët e rinj të dalë nga lista “e Lulit”, kanë raportuar tek kryetari  “suksese,  dhe rritje të numrit të anëtarësimeve”, apo dhe “rritje të rreputacionit të kryetarit në bazë”, kur realiteti  flet krejt ndryshe.

Fushata e Lulzim Bashës, veç Monika Kryemadhit, duket si fushata e nevojtarit për “protestues”, por kësaj here për disa protestues borxh. Basha nuk e besonte deri tani se degët e PD në rrethe ishin katandisur si ushtri të  shpartalluara nga lufta. Në sallat e mbyllura të takimeve të Lulit, nga Vlora, Elbasani, Berati e Korça,  kishin ardhur  ish-drejtorët e ish-pushtetit tij, ish-zyrtarët, apo çuna lagjesh të  marrë “me qera”, pasi mungonin ata qindra mijëra anëtarë e militantë që dikur mbushnin sheshet dhe pallatet e sportit kur në opozitë u printe Berisha. Takimet e fundit të Lulit, treguan se baza e PD, nuk e beson më, nuk e ndjek më, dhe nuk e voton më  si kryetar partie, pasi  e provoi se  nuk garantohet  barazia dhe liria për një proces të drejtë votimi. Baza e PD nuk është  as ajo e 20 viteve më parë pasi ka tjetër ndërgjegjësim, nivel dhe konkurueshmëri kriteresh , kontributesh dhe vlerash për kryetarin dhe përfaqësuesit në parlament.

Takimet e mbyllura të zotit Basha provuan edhe njëherë, dështimin e fushatës “sensibilizuese” për ti afruar demokratëve rrugën e vetme për të fituar pushtetin, me protesta “paqësore”. Thirrjet dhe paralajmërimet e tij 2-3 javë para ditës së protestës se “do të rrëzoj qeverinë dhe do të bëhem vetë kryeministër me votat tuaja” tregojnë paaftësi, miopi politike, zbrazëti mendimi dhe mungesë përvoje, pasi po tenton ti drejtojë ata njerëz që do ti mblidhen në 27 janar, drejt anarshisë dhe antiligjit. I bindur se protesta “popullore” është e vetmja rrugë që i ka mbetur në programin e shteruar opozitar, zoti Basha ka vendosur ti qëndrojë besnik deri në fund edhe marrëveshjes me Monikën e LSI, e cila pothuajse i ka humbur shpresat se do të pranohet nga Dashi, Goni, Fatmiri, dhe Nardi  në “lidhjen  e vjetër opozitare”. Kjo pasi ata e quajnë Monikën “të majtë , vegël të qeverisë, dhe të pabesueshme”, duke kërkuar nga zoti Basha të përcaktojë qartë politikisht  aleancat  partiake  për një opozitë të bindëse. Pavarsisht përplasjeve brënda “frontit opozitar” e vërteta është se sot Shqipëria nuk ka një opozitë serioze, një krah politik kundërshtar për qeverisjen socialiste, dhe po mbahet me lutjet për protestues të Lulit dhe çizmet e Monikës si barcaletë  politike. Dhe kjo është fatkeqësi, pasi ata që humbën sërish thellë në 25 qershor 2017 zgjedhjet me votën e shumicës së shqiptarëve, nuk mund të përfaqësojnë denjësisht dhe politikisht pakicën e shqiptarëve në nivel institucional, për të qenë opozitë e besueshme.

Zoti Basha nuk ka kuptuar asgjë deri sot, nuk ka kuptuar çfarë ndodhi në 25 qershor 2017,  apo në 22 korrik, pasi ka në memorje mesnatën e 17 majit, marrëveshjen me zotin Rama, frontin opozitar me Monikën,  dhe ujdisjen e interesave të tij personale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIMI I PASIONIT"/ Prindërit e 21-vjeçares së vrarë në Tiranë: Djali do të PAGUAJË për këtë...
Previous article Jo vetëm ju, kjo telenovelë "po ÇMEND" dhe vipat shqiptarë (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT