• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Artistët i bashkohen nismës dhe dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë. Manastirliu: Dhuruan 1500 qytetarë
Home
Sociale

Artistët i bashkohen nismës dhe dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë. Manastirliu: Dhuruan 1500 qytetarë

4 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Në ditën përmbyllëse të fushatës 1 mujore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”, artistë të njohur të skenës dhe ekranit dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Kemi një lajm të mirë në këtë ditë përmbyllëse të fushatës, kemi kapërcyer një periudhë shumë të vështirë për mbulimin e nevojave me gjak sidomos për fëmijët talasemikë dhe besojmë se kjo verë, me të gjitha gjasat, nuk do të ketë vështirësi për sigurimin e gjakut për fëmijët talasemikë, për të bërë një jetë sa më normale.

Dhe kjo falë dhuruesve të shumtë që na u bashkuan në këtë iniciativë, duke bërë që të kemi gjatë këtij muaji, të kemi tre herë më shumë dhurues krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Mbi 1500 dhurues vullnetarë nga e gjithë Shqipëria, nga institucione publike e private, njerëz të zakonshëm, dhurues periodikë por edhe shumë dhurues për herë të parë, personeli shëndetësor, ambasadorë, politikanë dhe sidomos të rinjtë, ju përgjigjen nismës së ministres Manastirliu, duke dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Shqipëria ka 10.7 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj Ministrja Manastirliu së bashku me artistët Manjola Nallbani, Gazmend Paja, Erion Isai, Myfarete Laze, Roland Hysi etj, bënë apel për qytetarët që të dhurojnë gjak, një gjest solidar që kushton vetëm 10 minuta kohë dhe i jep mundësi për të bërë një jetë normale fëmijëve talasemikë.

“Fushata mbyllet sot por nuk ndalemi këtu: Vijojmë me një kalendar të përcaktuar përgjatë gjithë verës, sidomos gjatë muajit gusht për të garantuar plotësimin e nevojave me gjak për fëmijët talasemikë dhe për këdo që ka nevojë”, tha Manastirliu.

Nisur nga nevojat e mëdha për gjak që ka stina e verës, një muaj më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut ‘Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë’, ku Ministrja Manastirliu dhe stafi i Ministrisë dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Gjatë 30 ditëve të fushatës, nismës ju bashkuan 1500 qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U largua nga Botërori/ Ja mesazhi EMOCIONUES nga futbollisti SHQIPTAR Xherdan Shaqiri (FOTO)
Previous article Luan apo jo ndaj Francës? Uruguaji konfirmon gjendjen e sulmuesit Edinson Cavani

g.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq Aktualitet

KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT