• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTIKULLI: Serbia synon t’i marrë Kosovës pikën më strategjike të vëzhgimit në Ballkan
Home
Rajon

ARTIKULLI: Serbia synon t’i marrë Kosovës pikën më strategjike të vëzhgimit në Ballkan

24 August, 2018 g.autor Rajon

Pika më strategjike e vëzhgimit në Ballkan ndodhet brenda territorit të Kosovës. Fakti se ajo është vetëm qindra metra larg kufirit me Serbinë, ka bërë që fqinji verior ta nisë mësymjen për ta përvetësuar, kurdo që bëhet demarkimi ndërmjet të dyja vendeve.

Bëhet fjalë për majën e bjeshkës së Kopaonikut, Pançiq, e cila ndodhet në lartësinë mbidetare 2017 metra. Ajo mundëson vëzhgimin në drejtim të Lindjes së Mesme dhe të Mesdheut.

Ka qenë pika kryesore e vëzhgimit në gjithë ish-Jugosllavinë dhe kjo pikë ka përbërë qendrën ushtarake telekomunikuese, në të cilën ka pasur të vendosur edhe radarë me rreze të gjata veprimi për nevojat e ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Po kështu, edhe radarë për kontrollin e fluturimeve. Në të njëjtin vend ka qenë edhe transmetuesi televiziv, qendra telekomunikuese dhe qendra meteorologjike. Kompleksi përmban shumë dhoma operative e tunele.

Pikërisht për shkak të pozitës që ka pasur, ky ishte caku i parë i bombardimit nga NATO-ja, kur intervenoi ushtarakisht në ish-Jugosllavi, gjatë përpjekjes për t’i penguar mizoritë që regjimi i Slobodan Milosheviqit atëkohë i kryente kundër shqiptarëve të Kosovës.

Pas çlirimit dhe vendosjes së NATO-s në Kosovë, ushtria amerikane është vendosur në këtë pikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBËRRIN" URAGANI SHKATËRRUES/ FOTO: Ishulli amerikan goditet nga stuhitë e forta
Previous article DESTINACIONI "UJËRAT E BËNJËS"/ FOTO: Pastrohet zonat problematike. Vullnetarë dhe turistë...

g.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT