Përmes një artikulli të gjatë, portali “European Western Balkans” ka shtjelluar implementimin e procesit të vetingut në Shqipëri duke e cilësuar si çelësin për luftën kundër korrupsionit.
Media në fjalë shprehet se sa i përket rastit të Maqedonisë së Veriut, gjykimi i autorëve të përgjimeve do të jetë sfida më e rëndësishme.
Ndërsa për Malin e Zi, ekziston një shpresë e re për përshpjetimin e procesit të pranimit në BE pas fitores së opozitës në zgjedhje.
Ndërkohë, për Serbinë, portali shkruan se elita qeverisës do të duhet të punojë për një mjedis më të përshtatshëm për pluralizmin politik dhe për të ndryshuar disa elementë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta.
“European Western Balkans” shkruan se Shqipëria ka bërë progress të mirë në drejtësi, por gjyqësori është ende i papërmbushur.
Pavarësisht nga polarizimi politik dhe negociatat e ndërlikuara mbi reformën zgjedhore. Shqipëria ka përparuarkur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Kështu thuhet në artikullin që i referohet raportit të Komisioni Evropian.
Më pas artikulli vijon:
Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që filloi në vitin 2014 si reforma më e madhe gjyqësore në Shqipëri që nga rënia e komunizmit, duket se është në rrugë të drejtë për të rivendosur besimin e publikut.
Në këtë drejtim, Komisioni Evropian vuri në dukje se procesi I vetingut ka vazhduar të japë rezultate konkrete dhe të prekshme nën mbikqyrjen e ONM.
Artikulli citon edhe menaxheren e Programit të Qeverisjes në Institutin për Zhvillim dhe Ndërmjetësim, Rovena Sulstarova.
Ajo shprehet se situate në drejtësi nuk është aq e ndritshme.
“Procesi është I ngadaltë dhe lidhjet midis strukturave kriminale dhe gjyqësorit duket të jenë më të forta se sa pritej. Sistemi gjyqësor është ende i paralizuar dhe çështjet janë duke u grumbulluar, gjë që hedh dyshime nëse procesi mund ta rikthejë besimin te publiku. Ka problem në drejtim të aksesit në drejtësi për qytetarët dhe efikasiteti juridik veçanërisht i GJykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë” – thotë Sulstarova.
Ajo shprehet se aktualisht një numër i vogël gjyqtarësh ka kaluar me sukses procesin e veritifkimit dhe që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjëse e Gjykatës së Lartë.
I gjithë procesi, thuhet në artikull, la disa nga institucionet gjyqësore pa gjyqtarë. Për shembull: Gjykata e Apelit Administrativ në Shkodër, Korçë apo Gjirokastër.
“Thelbësore për luftën kundër korrupsionit është sekuestrimi i pasurive nga burimet kriminale, për të rivendosur besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Krijimi dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit si pjesë e SPAK, përgjegjëse për hetimin e veprave penale, është shumë e rëndësishme në këtë drejtim ”, theksoi Sulstarova.
(JavaNews)