Schengenvisainfo rendit Tiranën si një nga pesë vendet, midis Stambollit e Zagrebit, që duhen vizituar patjetër për Krishtlindje, edhe për faktin se nuk kanë barriera hyrëse apo dalëse për shkak të COVID.
Në artikull shkruhet se kryeqyteti ka një spektakël dritash këtë periudhë dhe një pemë gjigande në sheshin kryesor.
AlpeNews.al sjell pjesë nga shkrimi si mëposhtë:
“Shqiperia është e njohur për verën e gjatë e të nxehtë me një bregdet fantastik dhe traditë mikpritje. Gjithsesi, është edhe destinacioni i perkryer për ato që duan ta kalojnë vitin e ri jashtë vendit të tyre.
Me mbi gjysmën e popullsisë të vetëshpallur myslimanë, dhe vetëm rreth 10 përqind katolikë dhe shtatë përqind ortodoksë, shumekush do të pyeste veten se si është e mundur që Shqipëria të jetë një destinacion i Krishtlindjeve.
Shpesh e quajtur “feneri i fundit i tolerancës fetare në Evropë”, Shqipëria është një vend i harmonisë fetare dhe të gjitha fetë jetojnë së bashku, jo vetëm pa shqetësuar njëra-tjetrën, por edhe duke festuar me njëri-tjetrin data të rëndësishme fetare.
Kryeqyteti, Tirana është mbushur plot drita dhe një pemë gjigante është vënë në sheshin kryesor të kryeqytetit ndërsa të tjera janë vendosur në të gjithë qytetin.
Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini është se aktualisht, Shqipëria nuk ka një ndalim hyrjeje. Dhe megjithëse ekzistojnë procedura të kontrollit shëndetësor në aeroporte dhe porte të tjera të hyrjes, nuk kërkohet asnjë test negativ i COVID-19.”


