• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTIKULLI/ “LakeOhrid” shkruan: Varret e Selcës, një pasuri i jashtëzakonshme (FOTO)
Home
Media të Huaja

ARTIKULLI/ “LakeOhrid” shkruan: Varret e Selcës, një pasuri i jashtëzakonshme (FOTO)

22 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Varret e Selcës janë një pasuri e jashtëzakonshme kulturore që tregojnë për vendbanimet e lashta njerëzore në tokën tonë dhe që dëshmojnë për mënyrën tradicionale të jetës në Iliri në shekujt e 4-3 para Krishtit.

Kjo zonë është shumë pranë Liqenit të Ohrit, gati 40 km larg Pogradecit.

Kështu e nis shkrimin blogu i udhëtimeve “LakeOhrid” i cili i ka kushtuar një shkrim varreve të Selcës si një pasuri e trashëgimisë kulturore shqiptare.

A R T I K U L L I

Varret e Selcës janë mbretërore dhe i përkasin princërve e princeshave të qytetit të lashtë Pelion.

Janë varre monumentale dykatëshe të futura brenda në shkëmbinj në një kodër të bukur të gjelbëruar në fshatin Selcë e Poshtme Pogradec.

Për herë të parë ato janë zbuluar në vitet ‘40 dhe janë gërmuar plotësisht në 1971. Gjetjet e arkeologëve në varret e Selcës ishin shumë interesante dhe emocionuese atë kohë.

Janë gjithsej 5 varre në zonë, katër prej të cilave brenda në shkëmb dhe një tjetër i veçuar dhe i vendosur në një fushë afër. Varri i parë i përkiste një princeshe, e cila ishte varrosur bashkë me aksesorët e saj të artë, si vathë dhe kurorë. Gjithë elementet e gjetur brenda varreve janë të shfaqura për publikun në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Një nga gjetjet më interesante në këto varre është pafta e brezit. Kjo paftë origjinale është argjend, e mbrojtur pas një vitrine në Muzeun Kombëtar.

Një kopje e saj, në Bronx dhe e zmadhuar 17 herë, është vendosur në hyrjen qendrore të Muzeut Kombëtar, për shkak të rëndësisë se saj për të treguar rrënjet tona të hershme të një qytetërimeve më të vjetra ilire.

Pafta e brezit është e dekoruar me skena luftimi, ku dy kalorës përplasen me një këmbësor dhe e kanë vënë poshtë për të treguar dhe triumfin e ilirëve ndaj armikut. Objekti është i dekoruar me elemente mitologjike si drafoni, grifoni, peshku dhe zogu. Kjo skemë është interpretuar si legjenda e Kadmit, i cili pasi ndihmoi fisin Enkelej që të fitonin mbi armiqtë e tyre, u shndërrua vetë në një dragua.

Bizhuteritë e tjera përfshijnë disa elemente të punuar nga zejtarët vendas ilire, mes të cilave një fibulë- broshë, vathë dhe diademë.

Ato ishin stolitë e kohës dhe punoheshin me ar e argjend. Dekorimet e tyre ishin të veçanta me figurën e Athinasë dhe të tjera zbukurime prej filigrami. Mes objekteve të gjetura janë dhe seri armësh të ilirëve, përfshi helmeta, mburoja, këmishë hekuri, pranga, por dhe tigan bronxi. Gjithashtu kishte dhe amofora prej bakri dhe enurina të tjera, të gjitha të vendosura me kujdes në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Cilësia arkitekturore e varreve ilire të Selcës së Poshtme ende është e dukshme pavarësisht dëmeve të kohës.

Një nga varret monumentale ka formën e amfiteatrit, që përfaqëson një shembull të rrallë. Amifiteatër me shkallë në varr, është dicka e pazakontë, dhe thuhej se shkallët shërbenin që njerëzit të uleshin gjatë ceremonisë së varrimit. Arkitektura e varreve me kolona është e tipit Ionic, që gjendet në Romën dhe Greqinë e lashtë.

Disa gërmime paraprake të bëra nga arkeologët kanë arritur në përfundimin se poshtë Selcës dhe kodrave të Gradishtës fshihen rrënojat e një qyteti të tërë antik. Historia e një civilizimi të rëndësishëm antik pritet që të zbulohet. Varret e Selcës janë nominuar në listën Tentativë të UNESCO që në 1996. Një investim për zbulimin e plotë të tyre, do i hapte rrugën listimit të plotë në UNESCO të këtij qytetërimi të lashtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKATAKOLAR/ George Haxhi zbulon talentin e radhës, shihni perlën e 19-vjeçarit rumun (VIDEO)
Previous article Putin po "teston" Perëndimin/ Moska i "përvishet" Britanisë së Madhe

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT