• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTIKULLI/ Gjigandi turistik suedez: Pesë arsye përse të vizitosh Shqipërinë
Home
Media të Huaja

ARTIKULLI/ Gjigandi turistik suedez: Pesë arsye përse të vizitosh Shqipërinë

12 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Kompania me e madhe skandinave e udhëtimeve turistike, “Apollo” rendit pesë arsye përse duhet të vizitohet Shqipëria.

  1. Histori emocionuese dhe zhvillim interesant

Historia unike e Shqipërisë dhe fakti se vendi ka qenë i mbyllur për kaq shumë kohë e ka bërë atë një destinacion përtej të zakonshmes. Aty ka pafund thesare arkeologjike, kështjella, trashëgimi të UNESCOS-s dhe histori romake. Të udhëtosh këtu, tani, është një eksperiencë emocionuese, ndërkohë që zhvillimi është në aktivitet të plotë, por ende duhet shumë që të përfundojë. Pjesa më e madhe e asaj që është e vjetër është ruajtur, ndonëse shumë hotele janë krejtësisht të rinj.

  1. Natyra përrallore dhe plazhet e bukura

A ka ndonjë gjë më të bukur se sa një destinacion me male të mrekullueshme dhe plazhe të bukur? Shqipëria i ka të dyja. Këtu pamja është gjithnjë e bukur, nuk ka rëndësi se ku je dhe nëse të pëlqejnë shëtitjet, ky është me të vërtetë një destinacion ëndërrash. Destinacionet turistike si Durrësi dhe Saranda kanë plazhe të gjatë dhe të pastër me yjëra të kristalta dhe të qarta.

  1. Eksperienca gastronomike

Suedezët e kanë dashuruar prej një kohe të gjatë ushqimin italian dhe grek. Në Shqipëri do të gjeni një kombinim perfekt të këtyre aromave, të ndërthurur me specialitetet lokale. Ushqim deti i freskët dhe mish i shërbyer direkt nga zgara shoqërohen me perime të shijshme dhe fruta të ëmbla.

  1. Miqësore me portofolin

Shqipëria është ende duke u zhvilluar dhe një destinacion turistik relativisht i ri, që do të thotë se çmimet janë disa prej më të ultave në Mesdhe!

  1. Banorët

Shqiptarët janë njerëz të dashur, të ngrohtë dhe mikpritës. Gati çdo person me të cilin bisedon dëshiron që të flasë dhe të të tregojë për vendin e tij. Me sa duket shqiptarët janë të lumtur të presin turistë. Shumica e tyre flasin shumë mirë anglisht dhe si turist ndihmohesh me gjithçka që ekziston midis qiellit dhe tokës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Murgu vret peshkopin katolik/ I ngul shufrën e hekurit
Previous article Gattuso optimist: Ky Milan mund të rivalizojë me Juventusin

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT