• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTIKULLI/ Gazetarja italiane: Pushimet e verës në Shqipëri, det i shkëlqyer por edhe qytete…
Home
Destinacione

ARTIKULLI/ Gazetarja italiane: Pushimet e verës në Shqipëri, det i shkëlqyer por edhe qytete…

14 July, 2019 F.autor Breaking News, Destinacione

Gazetarja Raffaella Serini i kushton një artikull, të botuar në faqen internet të revistës prestigjioze “Vanity Fair” për Italinë, bukurive të Shqipërisë dhe arsyeve përse duhet që turistët e huaj të kalojnë pushimet në vendin tonë.

“Një vit më parë, Shqipëria ishte një bast i fituar. Këtë vit mund të jetë një fitore e sigurt. Të kthehesh për vitin e dytë radhazi, për pushime, është një garanci, kjo është përgjigja me e saktë për ata që pyesin vazhdimisht: Ke qenë në Shqipëri, si është atje?”, shkruan Serini.

Të mendosh që një verë më parë, nuk ekzistonte as “Lonely Planet” që të jepte garanci mbi Shqipërinë (vetëm një libër shumë i mirë i botuar nga “Morellini”), edicioni i parë italian i kësaj guide të famshme udhëtimesh doli vetëm në maji të vitit 2018.

Thënë këtë, mes shumë rrugëve në një udhëtim krejtësisht origjinal, bazuar në sugjerimet e atyre që kanë qenë më parë dhe konsultimet e forumeve të udhëtimeve, surprizat nuk kanë munguar. Sepse asgjë nuk të linte të parashikoje deri në fund atë që do kisha zbuluar, bukurinë e peizazheve, ende të egra dhe të pandotura, detin e shkëlqyeshëm, mikpritjen e njerëzve, si dhe çmime shumë të ulëta.

Sigurisht, elementi që tërheq më shumë nga Shqipëria është deti, me siguri që ai nuk do ju zhgënjejë. Megjithatë, nuk është i vetmi motiv për të kaluar pushimet këtu. Tirana është një kryeqytet plot gjallëri dhe interesant, Vlora është si Majemi i Mesdheut (harrojini imazhet e atyre varkave që në vitet ’90 niseshin nga këtu), Butrinti është një park i vërtetë arkeologjik.

Më pas, mbi të gjitha, janë njerëzit. Që ende mbajnë dorën në zemër për të falënderuar. Në rast se porosit një kafe në lokalin e tyre, por nëse ekspresi nuk punon, dalin dhe e marrin në lokalin në krah. Jo të gjithë flasin italisht sikurse pritet (por flasin edhe anglisht). Por ata që dinë, shpesh të thonë: “E kam mësuar duke parë Italia Uno!”.

Një herë, pronari i një bari ku qëndrova për të ngrënë mëngjes nuk fliste anglisht dhe nuk kuptonte çfarë doja të porosisja. Kështu që thërriti djalin për ta ndihmuar në përkthim. Djali, nuk kishte mbushur ende tetë vjeç (në faturën që më dorëzoi, kishte përkthyer me laps çdo gjë që kisha porositur…).

“Për sa i përket ushqimit, gatimi në Shqipëri është i shkëlqyer (madje edhe pica dhe kafeja ekspres!). Arsyeja e kësaj kuptohet menjëherë, pasi përbërësit janë të freskët dhe të gjithë ata që sot operojnë në sektorin e restoranteve, me shumë mundësi kanë punuar, si emigrantë, në restorantet më të mirë në Itali dhe Europë, kështu që kanë sjellë në atdhe eksperiencën e tyre dhe përzierjen më të mirë të gastronomisë. Në një lokal pak më larg Vlorës, për shembull, njoha Vilin, një djalë që gjatë verës menaxhon hotelin e tij të vogël që bie direkt mbi det, ndërsa në dimër është barist në një hotel me pesë yje në Luksemburg. Nëse do ju thoja se i tiji ishte “Spritz” (koktejl me verë) më i mirë që kam provuar ndonjëherë jashtë kufijve të Italisë, a do më besonit? Epo ju them se duhet”, mbyll artikullin Serini me një thirrje për gjithë turistët e huaj që të vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "100 FSHATRAT"/ Investime të rëndësishme në Boboshticë (VIDEO)
Previous article FOSHNJA NUK MERRTE FRYMË/ Do habiteni me veprimin e policit

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT