“Për dashamirësit e verës, Shqipëria është parajsë” me këto fjalë e nis artikullin websiti ndërkombëtar mbi eksplorimin e kulturave botërore “Culture Trip”.
Websiti ka bërë një mini guidë me vendet ideale për të shijuar një gotë verë të mirë dhe mbi të gjitha shqiptare.
Vendi, me klimën e tij të mirë dhe pozicionin strategjik pranë Detit Mesdhe, është vendi i përsosur për shumë varietete të rrushit. Disa kantina u hapin dyert vizitorëve dhe ofrojnë turne udhëzues me gjysmën e çmimit të fqinjëve të afërt.
Zbuloni kantinat më të mira të verës në Tokën e Shqiponjave.
Vera shqiptare
Shqipëria ka një nga traditat më të vjetra të prodhimit të verës në Europë, që daton nga Epoka e Bronzit. Gjatë periudhave romake dhe bizantine, prodhimi i verës në vend u rrit ndjeshëm, edhe pse nën sundimin otoman kishte një rënie në prodhim.
Gjatë diktaturës komuniste, kishte disa kantina operative dhe vende të prodhimit të rrushit të menaxhuar vetëm nga regjimi jo nga pronarë privatë.
Varietetet më të zakonshme të rrushit shqiptar janë: Kallmeti, Shesh, Debin, Vranac dhe Vlosh, ndër të tjera. Toka e Shqiponjave mund të ndahet në katër rajone të mëdha të verës, duke përfshirë zonat bregdetare, rajonin kodrinor qendror, rajonin malor lindor dhe malet.


