• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARTIKULL PËR “MBRETËRIT E KOKAINËS”/ DailyMail: Vëllezërit Hoxhosmani zotërojnë lavazhe dhe lokale në Britani, Klevisi ka qenë i dënuar për dhunë
Home
Aktualitet
Kronikë

ARTIKULL PËR “MBRETËRIT E KOKAINËS”/ DailyMail: Vëllezërit Hoxhosmani zotërojnë lavazhe dhe lokale në Britani, Klevisi ka qenë i dënuar për dhunë

4 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Media prestigjoze britanike “Daily Mail”, i ka kushtuar një artikull operacionit anti-drogë të SPAK disa ditëVE më parë, që goditën trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, duke nxjerrë 7 urdhër-arreste, prej të cilave u arrestuan 6 persona.
Të arrestuarit janë vëllezërit biznesmenë Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Ilir Lloshaj, dhe Erion Alibej e Plaurent Dervishaj, të cilët ishin të arrestuar më herët për ngjarje të tjera kriminale.
“Daily Mail” është fokusuar në profilin dhe skedën e vëllezërve Hoxhosmani, duke folur për lidhjen e Klevis Hoxhosmanit me vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda Ajazin, jetën e tyre të luksit në Londër, Dubai e Monako, por zbulon edhe detaje të tjera për dy vëllezërit.

Sipas Daily Mail, Klevis dhe Artur Hoxhosmani, 37 dhe 42 vjeç, rezultojnë të jenë pronarë të lavazheve e lokaleve në Britani të Madhe.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Klevis Hoxhosmani ka pasur lidhje të hershme me Britaninë, ku rezulton pas 3 bizneseve në qytetin Bournemouth, përfshirë një lavazh makinash, një servis gomash dhe një lokal kafeje.

Aktualisht, ai rezulton drejtor i kompanisë Opa Coffee Limited. Në vitin 2014, është dënuar në Britani për dhunë ndaj një gruaje, ku mori një masë dënimi me shërbim komunitar dhe një gjobë simbolike.

Vëllai i tij, Artur Hoxhosmani, ka qenë pronar i një tjetër lavazhi makinash në Ferndown, ku së fundmi janë arrestuar dy shtetas, një afgan dhe një iraken, për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.

Sipas prokurorëve të SPAK, Altin Dumani dhe Adnand Xholi, që kanë zhvilluat hetimet për goditjen e linjës së kokainës, droga fshihej në paleta druri, arka me banane, thasë me kakao, apo ngarkesa me material ndërtimi. Grupi operonte në mënyrë të sofistikuar, duke përdorur pseudonime dhe metoda alternative pagesash si sistemi “Hawala”, një rrjet informal transferimi parash përmes ndërmjetësuesve të besuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJA NË FRESK/ Arrestohet një nga bashkëpunëtorët e autorit
Previous article E RËNDË NË DEVOLL/ Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 75-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar... Aktualitet

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT