• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARTIKUJT/ Mediat ndërkombëtare njëzëri: Opozita nuk pranon dialogun, proteston me DHUNË (PAMJET)
Home
Aktualitet
Media

ARTIKUJT/ Mediat ndërkombëtare njëzëri: Opozita nuk pranon dialogun, proteston me DHUNË (PAMJET)

16 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Media

Protesta e opozitës, e paralajmëruar pothuajse një muaj më përpara nga  partitë opozitare u zhvillua sot në një interval kohor prej 5 orësh, edhe pse në fakt leja nga Policia e Shtetit ishte dhënë më shumë deri në 24:00 të natës.

Ashtu sikurse ndodh çdo herë, media ndërkombëtare I kushtojnë një vëmendje të veçantë dhunës duke e parë mëe një sy kritik dhunën që ndodh përgjatë protestës. Në artikujt e tyre dedikuar protestës së sotme i kanë vendosur theksin dhunës.

Nuk ka munguar edhe krahasimi që i kanë bërë me protestat e tjera të zhvilluara nga opozita, për të vlerësuar nivelin e dhunës, më shumë sesa kauzën që ka opozita, pasi ajo mbetet e njëjtë në çdo protestë.

Ja çfarë shkruan “Daily mail”:

Protestuesit antiqeveritarë përpiqen të rrëzojnë parlamentin.

Mbështetësit e opzitës shqiptare u përleshën me policinë gjatë përpjekjes për të sulmuar ndërtesën  e parlamentit.

Protestuesit e udhëhequr nga kreu demokrat Lulzim Basha, pasi u mblodhën para parlamentit shqiptar tentuan të thyenin kordonin e policisë duke hedhur bomba tymi dhe objekte të tjera dret forcave të policisë.

Presidenti Ilir Meta, i cili është në një vizitë në Azerbajxhan, i bëri thirrje opozitës për të protestuar “në mënyrë paqësore”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe për t’u ulur për bisedime, pas protestave të njëpasnjëshme të opozitës.

Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim.

 Pjesë nga artikulli i “Washington Post”: 

Mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, janë mbledhur këtë të shtunë para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”. Ndërkohë në artikull thuhet se opozita, ligjvënësit e të cilës hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlament, refuzon të dialogojë me Edi Ramën, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.

 Pjesë nga artikulli i  “Associated Press”:

“Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveçse të protestojmë derisa të kthejmë demokracinë dhe sundimin e ligjit”, tha Basha për The Associated Press në një intervistë përpara fillimit të tubimit.

Po ashtu dhe Deutsche Welle, ka transmeton protestën e opozitës, duke shkruar: Protesta në Tiranë: Opozita po zhvillon një marshim duke rrethuar simbolikisht institucionet. Ajo kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.

“Zëri i Amerikës” ka përshkruar edhe tensionet e krijuara përpara godinës së Parlamentit.

“Në Shqipëri, policia përdori gazin lotsjellës pasi një grup manifestuesish të opozitës, tentoi të çante kordonin e sigurisë në hyrje të selisë së parlamentit, ku opozita u grumbullua pas marshimit të saj rreth godinës së qeverisë.”

                                    Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORE ME PËRMBYSJE NË "FA CUP"/ Aguero kualifikoi Cityn me gol të parregullt, ja prova (VIDEO)
Previous article POST PROTESTA/ Ja ku përfundon flamuri i PD kur nuk përdoret!

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT