• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
ARTI PUBLIK/ 200 mln lekë për 8 vepra të reja në rrethrrotullime, Llakaj: Një prej tyre plagjiaturë. Margariti: E kënaqur me prurjet
Home
Kulturë

ARTI PUBLIK/ 200 mln lekë për 8 vepra të reja në rrethrrotullime, Llakaj: Një prej tyre plagjiaturë. Margariti: E kënaqur me prurjet

24 October, 2022 s.autor Kulturë

Arti publik në vend do të ketë 8 vepra të reja që do të vendosen në rrethrrotullime. Ministria e kulturës bëri publike projektet ndërsa pati denoncime për plagjiaturë dhe toponimi të mundshme

200 milionë lekë të reja janë ndarë nga Ministria e Kulturës për vepra arti në hapësira publike. Pas thirrjes së hapur në korrik këtë të hënë ministria publikoi fituesit. Në fazën e parë do të realizohen “Meteor” nga Kristo Krisiko në Golem Plazh, “Wolves coming” nga Liu Ruowang në Koplik, “Mbërritja e zogjeve” nga Ergys Krisiko në te Pallati me shigjeta, “Terminal for Tirana” nga Karolina Halatek te Qendra Spitalore Nënë Tereza, “Zabel” nga Sadik Spahija në Koplik, “Përpjekja e Vazhdueshme” nga Blegina Hasko në Malin e Robit, “Foleza” nga Vasil Dhiamandi ne Divjakë, dhe “Albanian Key” nga Alfred Mirashi ne Han te Hotit. Ministrja u shpreh e kënaqur me prurjet: Unë jam e kënaqur me një sërë projektesh. Buxheti ka qenë pjesë e rëndësishme e gjykimit. Fakti që kemi këtë numër fituesish ka pasur të bëjë me buxhetin. Kanë ardhur projekte shumë të mira e ambicioze por me buxhete të mëdha.

Ndërsa priten ankimime për vendimet e jurisë, artisti Vladimir Llakaj foli për plagjiaturë që në prezantim.

Vladimir Llakaj: Një ndër punët fituese është një plagjiaturë. Më vjen keq që jam i detyruar të bëj një gjë të tillë, por arti e transparenca mbi të gjitha. Puna fituese është plagjiaturë e një autori amerikan të lindur më 1939.

Kolegjiumi dhe juria pranon se veprat e artit publik krijojnë edhe toponime. Ndërsa “Ardhja e ujqve” që do të vendoset në Koplik u zgjodh për shkak të zonës malore dhe duket se toponomi nuk tingëllon mirë.

“Kopliku, e dimë që tani që do ketë toponimin, ujqit e Koplikut”, tha këshilltari i kulturës ne bashkinë e Koplikut.

Kriteret vlerësuese kanë qenë artistike, të lidhura me vendndodhjen dhe mesazhin. Për 18 vendndodhje ka pasur 132 aplikime të përzgjedhura nga një juri si artisti Helidon Xhixha, arkitektja Frida Pashako, drejtori i revistës “Artes” Mikele Bunomo, kuratori gjerman Gerhart Shveng dhe artisti Gregor Hildenbrandt. Disa projekte janë vlerësuar për një fazë të dytë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDA ME LEVI E NATANYAHU/ Rama në Izrael, takohet me kryetarin e Kuvendit dhe me liderin e opozitës
Previous article "DHIMBJE KOKE" PËR ANÇELOTIN/ Titullari i Realit do të mungojë në ndeshjen me Lajpcig

s.autor

Postime të ngjashme

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT