• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARTI NË ZI! Përcillet për në banesën e fundit aktori Xhevdet Ferri, familjarë dhe kolegët artistë i japin lamtumirën (FOTO)
Home
Breaking News

ARTI NË ZI! Përcillet për në banesën e fundit aktori Xhevdet Ferri, familjarë dhe kolegët artistë i japin lamtumirën (FOTO)

17 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News

Percillet per ne banesen e fundit, mes lotesh dhe dhimbjeje te madhe, aktori Xhevdet Ferri.

Pa homazhe zyrtare, ne nje ceremoi familje, por me pjesemarrje shume te madhe, nga gjithe ata qe e deshen ate dhe artin e madh te tij, aktorit te dhjetera roleve iu dha sot ne mesdite lamtumira e fundit.

Aktori Xhevdet Ferri u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare, pas një beteje gati prej dy vitesh me një sëmundje të rëndë.

ceremonia mortore-xhevdet ferri

I njohur për rolet e tij protagoniste, Ferri e nisi karrierën e tij kur ishte ende student në Akademinë e Arteve, në degën e Dramës. Pas diplomimit në vitin 1982, ai mbeti si pedagog i Mjeshtërisë së Aktorit në këtë Akademi. ceremonia mortore-xhevdet ferri1

E vazhdoi më tej karrierën akademike deri në detyrën si dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër dhe në kinema për herë të fundit publiku mundi ta shikonte në filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Ka qenë i pranishëm edhe me rolet në teatër, edhe pse suksesin më të madh e arriti me filmin artistik.

Ferri, përveç kontributit të çmuar si aktor, ka pasur edhe pozicione si ish-kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (1997-1998 dhe 2005-2009) apo ish-anëtar i Këshillit Miratues të Projekteve, ku mundi të tregojë edhe një herë përkushtimin e tij, për ta çuar filmin shqiptar në një tjetër nivel.

Në vitet 1999- 2001, Ferri ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Në vitin 2004 ishte një nga bashkëthemeluesit e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, duke qenë edhe kryetari i parë i kësaj shoqate. Krahas kontributit të tij të madh në fushën e artit e kulturës, Ferri ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin Popullor në vitet e trazuara 1996-1997. ceremonia mortore-xhevdet ferri2ceremonia mortore-xhevdet ferri3ceremonia mortore-xhevdet ferri4ceremonia mortore-xhevdet ferri5ceremonia mortore-xhevdet ferri6ceremonia mortore-xhevdet ferri7ceremonia mortore-xhevdet ferri8ceremonia mortore-xhevdet ferri9ceremonia mortore-xhevdet ferri10ceremonia mortore-xhevdet ferri11

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK TINGËLLON ASPAK KEQ!" Iniesta, i hapur ndaj idesë që legjendat të qeverisin Barcelonën
Previous article NDEZ SUPER SFIDËN E ANGLISË/ Solskjaer: Ne s’mund të rrimë 30 vite pa titull

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT