Gazetari investigativ Artan Hoxha është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur”.
Hoxha i ka numëruar krimet Berishës publikisht duke i thënë se ai nuk mund ta zhdukë ashtu sicc zhduku biznesmenin Remzi Hoxha.
Gazetari i njohur i përmendi Berishës dosjen “Tropoja” duke i thënë se i rëndojnë në kurriz 105 vrasje në atë qytet të cilat nuk janë zbardhur ende.
Berisha që ishte në lidhje telefonike ka ngelur i shtangur duke mos pasur asnjë përgjigje për akuzat e drejtpërdrejta. Ish kryeministri ka tentuar t’i ushtrojë presion herë pas here për të heshtur, ndërkohë Hoxha ka shkuar më tej duke sjellë ngjarje të cilat pakkush ka guxuar të ngrerë gishtin drejt Berishës.