Ndërsa vëmendja e të gjithëve u përqendrua këto ditë tek protestat për taksën në Rrugën e Kombit, gazetari Artan Hoxha na fton të kthejmë sytë nga Elbasani atje ku ndodhi një lëvizje e bujshme, siç ishte dorëheqja e drejtuesit të prokurorisë, Ardjan Nezha i komanduar atje nga Arta Marku.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Hoxha shprehet se Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, por është larguar nga detyra, për shkak se guxoi të vërë dorën “në plagët” e qytetit.
Ai thotë se prokurori “i persekutuar” nga Adritiak Llalla nisi të hapë dosje të bujshme të klaneve kriminale në qytetin e Shqipërisë së Mesme, siç është klani “Çapja”, por edhe të ngjarjeve të tjera kriminale që kanë lënë gjurmë.
Këto dhe të tjera hetime, siç thotë Hoxha, mundësuan largimin e tij nga detyra.


