• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Arta Marku, një grua e rrëmbyer nga Rilindja
Home
Blog

Arta Marku, një grua e rrëmbyer nga Rilindja

18 December, 2017 Redaktor2 Blog

Ka një sekuencë filmike domethënëse, që po aq shpejt sa doli, po me atë shpejtësi u zhduk nga ekranet. Teksa parlamenti ishte tym edhe flakë, teksa ministrat po mbroheshin nga garda, teksa deputetët po përgatiteshin të votonin pa karta elektronike, teksa kandidatja për kryeprokurore, e veshur solemnisht me një kostum të errët dhe me një këmishë të bardhe, po priste të betohej, njëri nga badigardët e qeverisë i vuri asaj mbi kokë një çadër, për t’a mbrojtur nga sulmet e opozitës.

Mjafton ky episod i shkurtër, tashmë i fiksuar në celuloid, për të shpjeguar më mirë sesa lumej të tërë fjalësh, atë që ndodhi në parlament, në seancën farsë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Mjafton ai për të shpjeguar se kush e zgjodhi, kush e mbron dhe nën çadrën e kujt do të punojë zonja Marku.

Sepse për kryeprokuroren e re, të porsazgjedhur, ka një pyetje të thjeshtë: A kishte në dorë ajo të paktën të shtynte seancën e betimit? A kishte në dorë, ashtu siç do të bënte edhe njeriu me dinjitetin dhe respektin më minimal për veten, të kërkonte që të mos deklaronte « Betohem » në atë situatë ? A kishte ajo në dorë të rrefuzonte të kryente aktin më të rëndësishëm të jetës së saj, në një parlament të shndërruar në një arenë lufte ? A kishte ajo në dorë mos shkelte në atë sallë me deputetë që përplaseshin me njëri- tjetrin dhe me socialistë që nuk denjonin as të votonin të ulur ? A kishte në dorë, jo të rrefuzonte të betohej, por thjeshtë të kërkonte pak kohë, një situatë me normale dhe me solemne ? A kishte në dorë të priste edhe pak dhe të mos përdorej si një kamikaz kundër opozitës, për t’i thyer asaj hundët, pikërisht në momentin kur e donte Edi Rama ?

Fakti që kryeprokuroren e parë që u zgjodh pas miratimit të reformës në drejtësi e « rrëmbyen » si një çupulinë të trafikuar për ta nxjerrën në vitrinën e karshillëkut kundër opozitës, flet shumë.

Me këtë seancë urgjente betimi ata që e organizuan përdhosën intergritetin e saj më minimal, ndërsa ajo vetë, na tregoi se çmund të presim në të ardhmen.

Arta Marku mbylli kështu ciklin e plotë të përdorimit.

Ajo fillimisht iupërgjigj thirrjes vetëm të njërës palë për të konkuruar si kryeprokurore e përkohshme. Pastaj pranoi të bënte shoë përpara komisionit të ligjeve vetëm me socialistë. Ndryshe nga sa parashikon thelbi I reformës në drejtësi, ajo pranoi të bëhet drejtuesja e institucionit të akuzës, pa kaluar vettingun dhe pa shumicën e cilësuar (vetëm me 69 vota) prej  84 deputetësh që kërkon kushtetuta.

E gjithë trajektorja e saj e ditëve të ditëve të fundit, që nga propozimi vesh më vesh që I bëri Ulsi Manja e deri tek përplasja si një trofe lufte në vitrinën e përdalë të parlamentit, e meriton fundin që pati. Ajo nuk tregoi pikë fuqie apo vullneti që të mos sillej si e kapur, e përdorur, e marrë peng. Prandaj, tani, kur gjithçka ka përfunduar nga përqeshja dhe turpi mund ta mbrojë vetëm çadra e bodigardëve të rilindjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Shpërthen” anëtarja e kryesisë së LSI: Prokurore e 69! Koha e maskarenjve, bëjnë hajër ku*vat
Previous article Merkato e nxehtë, Murinho kërkon mesfushorin e Real Madrid

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT