• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti
Home
OP-ED

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

12 March, 2026 s.autor OP-ED

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.

Ai që përshkruhej si “binom i shpresës” – bashkimi i forcave mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti – duket se u thye kur askush nuk e priste. Për më tepër, as arsyet nuk janë të vogla, meqë afërsia e presidentes me Shtetet e Bashkuara duket se është ndër kryesoret. Çfarë ndodhi mes udhëheqësve dhe sa e dëmton kjo Kosovën?

Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Ndonëse prej javësh përflitej se presidentja Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy.

Të paktën jo derisa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), prezantoi dy kandidatë të tjerë për president, më 5 mars, dhe Osmani doli të nesërmen me dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i ri nuk u zgjodh për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa LVV-ja tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues, dhe e çoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Si rrjedhojë, u paralizua edhe dekreti, edhe puna e Kuvendit deri më 31 mars.

Ndërkohë, interesimi i publikut sa shkon e rritet për gjithë atë çfarë ndodhi dhe mund të ndodhë.

Pse u përçanë Osmani dhe Kurti? Të gjitha hollësitë mund të mos dalin kurrë në shesh, por disa sinjale janë të lexueshme.

Presidentja Osmani tha në një intervistë për Syri TV, të hënën, se rritja e partneritetit mes Kosovës dhe administratës aktuale amerikane do të duhej të shihej si sukses, dhe jo pengesë.

Kosova e sheh SHBA-në si aleaten kryesore, dhe mbështetja e saj ishte jetike si në shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe në formimin e institucioneve. Megjithatë, s’është sekret që Kurti i ka tensionuar disa herë marrëdhëniet me autoritetet amerikane.

Radio Evropa e Lirë kërkoi një koment nga Qeveria e Kosovës nëse marrëdhëniet e afërta të Osmanit me SHBA-në mund t’i kenë penguar Kurtit, dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur mes tyre, por nuk mori përgjigje.

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se Osmani mund të mos i ketë thënë të gjitha, për faktin se është ende në detyrë, por konsideron se ajo ia ka borxh opinionit publik një shpjegim për këtë deklaratë.

“Historikisht, [Shtetet e Bashkuara] e kanë pasur të vështirë të ndërtojnë raport bashkëpunues me kryeministrin Kurti, raport produktiv, të ndërtuar në besim. Gjithsesi ka pasur bashkëpunim në disa sfera të caktuara me Qeverinë, në mbrojtje, në siguri, në ekonomi, por besoj që ekziston një lloj dyshimi në mundësinë për të ndërtuar partneritet produktiv”.

Kurti e ka pranuar me raste se ka dallime në qëndrime, në krahasim me SHBA-në.
Kurti e ka pranuar me raste se ka dallime në qëndrime, në krahasim me SHBA-në.

Marrëdhëniet SHBA – Kurti

Përgjatë mandatit të dytë të Kurtit, autoritetet amerikane thanë disa herë publikisht se Kosova nuk e trajtoi SHBA-në si partnere, dhe që vendime të caktuara të Qeverisë ndikuan në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

SHBA-ja e pezulloi edhe Dialogun Strategjikme Kosovën, ende pa nisur ai. Vendimi u komentua gjerësisht si sinjal i distancimit nga Kurti.

Vetë kryeministri tha me raste se nuk ishte prishur me Amerikën, por se kishte dallime me të në disa çështje.

Presidentja Osmani, në anën tjetër, ftohej dhe takohej me figura të rëndësishme të administratës amerikane në Uashington, dhe sa herë situata tensionohej, ajo e përsëriste rëndësinë e ruajtjes së raporteve me aleatin kyç.

Maliqi sheh potencial që në të ardhmen deklaratat e fundit të Osmanit të bëhen problematike në raportet me SHBA-në.

“Nëse ata [amerikanët] nuk e gjejnë dikë në institucionet e Kosovës, qoftë në Qeveri, qoftë në Presidencë, që e shohin si partner të besueshëm, atëherë kjo marrëdhënie nuk mund të prodhojë aq shumë sa mundet”.

Edhe Visar Ymeri, drejtues i Institutit “Musine Kokalari”, përmendi ditë më parë për REL-in se janë pikërisht marrëdhëniet e Osmanit me SHBA-nëqë në sytë e Kurtit shihen si mungesë besnikërie të cilën ai e kërkon.

Osmani tregoi përgjatë intervistës së 9 marsit se nuk ka pasur fare komunikim dhe koordinim me Kurtin kur ajo ishte nisur drejt Davosit të Zvicrës, më 22 janar, për ta përfaqësuar vendin në themelimin e Bordit të Paqes – nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu dhënë fund konflikteve nëpër botë.

Sipas saj, ndonëse Kurti ishte atje, autoritetet amerikane i kërkuan asaj që merrte pjesë në ceremoninë e themelimit, dhe me gjithë përpjekjet, stafi i presidentes nuk arriti të bisedonte paraprakisht me atë të kryeministrit.

Presidentja Osmani u pa afër presidentit amerikan, Trump në një pjesë të mirë të ceremonisë.
Presidentja Osmani u pa afër presidentit amerikan, Trump në një pjesë të mirë të ceremonisë.

Si do të ndikojë përçarja në skenën politike?

Maliqi beson se ekziston “efekti Osmani” te rritja e përqindjes së votave për LVV-në viteve të fundit. Sipas tij, edhe vetë Osmani duket se e sheh Kurtin si “borxhli” në këtë drejtim, prandaj beson se mund t’ia marrë mbrapsht kapitalin politik dhe ta çojë diku tjetër.

“Një efekt do ta ketë, nuk e lë pa shenjë kjo LVV-në, sepse më 2021, fryma që u prodhua, mitologjia që u prodhua e fitores, ishte e përbashkët, dhe ishte Osmani ajo që në njëfarë forme e shembi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e çoi votuesin e LDK-së [te LVV-ja]”.

Më 2021, Kurti dhe Osmani, duke garuar në një listë të përbashkët, fituan mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare dhe siguruan rezultatin më të mirë ndonjëherë për një subjekt politik prej pavarësisë së Kosovës.

Më 28 dhjetor 2025, LVV-ja arriti rezultat edhe më të mirë, por Maliqi beson se Osmani pati sërish dorë, sepse “ajo e pranoi edhe publikisht që kishte përdorur Presidencën për t’ia ndihmuar Kurtit qeverisjen dhe fitoren në zgjedhjet e fundit”.

Sipas Maliqit, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme sivjet – dhe dilema e vetme është rreth datës kur do të mbahen ato.

Faleminderit që e lexuat këtë newsletter! Nëse ju pëlqeu, ju ftojmë ta shpërndani me të tjerët. (Ata mund të abonohen falas këtu për ta pranuar çdo numër të newsletter-it tonë).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SHERRI NË SARANDË/ 62-vjeçari kërcënoi fqinjët me armë në shtëpi, ZBULOHET shkaku
Previous article LISTA ZYRTARE/ Ministria e Brendshme publikon emrat e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë! Në garë dhe dy zonja

s.autor

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT