• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARSYEJA PSE ARTA MARKU E SHKARKOI/ Hajdarmataj refuzoi të arrestojë “PESHKUN E MADH”, Adriatik Llalla (FOTO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

ARSYEJA PSE ARTA MARKU E SHKARKOI/ Hajdarmataj refuzoi të arrestojë “PESHKUN E MADH”, Adriatik Llalla (FOTO)

9 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Shkarkimi nga posti i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj shkaktoi një furtunë në skenën politike dhe atë të organit të akuzës.

Opozita e cilësoi si një manovër e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku për të mos vijuar më tej me hetimin dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe pse kjo dosje mbetet në duart e Hajdarmajt si prokuror.

Nga ana e saj, Prokuroria e Përgjithshme jep edhe arsyet e shkarkimit të Besim Hajdarmatajt nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku caktoi përkohësisht znj. Donika Prela në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku me urdhrin nr.136, dt. 9 maj 2018 vendosi largimin nga detyra të Drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Besim Hajdarmataj, i cili mbetet prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku njofton caktimin e znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Ky ndryshim ka për qëllim përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive që ka Prokuroria për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku. Ndërkaq, po në datën 9 maj, me urdhrin nr.138, znj.Anita Jella u caktua përkohësisht Drejtuese në Prokurorinë e Durrësit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.Në njoftimin e Prokurorisë specifikohet se shkarkimi i Besim Hajdarmataj ka për qëllim përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive që ka Prokuroria për Krime të Rënda. Dhe se do “do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë.”

Një nga çështjet më sensitive mbetet ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku gjen edhe opozita shkakun e shkarkimit të Hajdarmatajt nga posti i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Megjithatë, me sa duket e vërteta e këtij shkarkimi qëndron ndryshe. Sipas burimeve kofidenciale dhe shumë të besueshme i thanë “Tirana Today” se pak ditë më parë Arta Marku i ka kërkuar Besim Hajdmartajt që të arrestojë ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Po sipas burimeve kofidenciale të “Tirana Today”, Hajdarmataj ka refuzuar që të arrestojë Adriatik Llallën.Ky i fundit siç dihet tashmë është nën hetim për katër akuza nga Prokuroria e Durrësit. Kjo e fundit shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen me numër 447 Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilën e drejtonte deri më sot, Besim Hajdarmataj.

Për këtë arsye, Arta Marku i ka kërkuar para pak ditësh, Besim Hajdarmatajt procedimin penal dhe arrestimin e Adriatik Llallës. Por, ka ndeshur në refuzimin e Hajdarmatajt, i cili e pagoi me shkarkimin e tij nga detyra, edhe pse ky i fundit nuk ka dashur ta komentojë gjatë për mediat arsyen e shkarkimit.

“Nuk kam asgjë për të thënë. Është një vendim i datës së sotme, që unë kam marrë se duhet të largohem. Unë po merrem me kalimin e funksioneve tek personi që më zëvendëson”, ka thënë Hajdarmataj për CNA.al.

Por, sipas Arta Marku shkarkimi i Hajdarmatajt i hap rrugë shpejtimit të hetimeve ndaj çështjeve më të bujshme, një ndër të cilat është edhe dosja e Adriatik Lallës, të cilin Hajdarmataj refuzoi ta arrestojë duke marrë si shpagim largimin e tij nga detyra. /TIRANA TODAY

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eni Koçi në SIKLET të madh, e kap keq në PUBLIK: Më ndihmoni... (VIDEO)
Previous article Neymar nis kontaktet me Real Madridin

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "REVANSHI"/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s Aktualitet

DOSJA "REVANSHI"/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online Aktualitet

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare Aktualitet

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT