• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARSYEJA/ Hungaria heq dorë nga vaksina ruse kundër COVID-19
Home
Nderkombetare

ARSYEJA/ Hungaria heq dorë nga vaksina ruse kundër COVID-19

3 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Hungaria me gjasë nuk do të përdorë vaksinën ruse për koronavirusin, për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, teksa kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me blerjen e vaksinave.

Orban kishte dërguar ekspertë në Rusi dhe Kinë për të monitoruar zhvillimin e vaksinave dhe Hungaria kishte marrë edhe një mostër të vaksinës ruse, Sputnik V.

“Ne e dimë që vaksina ruse është e mirë, por nuk ka doza të mjaftueshme dhe me gjasë nuk do të ketë, për shkak se ata kanë kapacitete të kufizuara të prodhimit”, tha të dielën Orban, gjatë një interviste për radion publike hungareze.

Për dallim nga Sputnik V, “vaksina kineze është më premtuese dhe duket se do të jetë e gatshme më shpejt në sasi të mëdha”, tha Orban.

“Idealja do të ishte nëse ju mund të zgjidhni nëse doni të vaksinoheni me ndonjërën nga vaksinat e prodhuara në Perëndim apo me vaksinë kineze”, tha ai.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Hungaria u bë shteti i parë evropian që pranoi një mostër të vaksinës ruse.

Ekspertët rusë dhe ata perëndimor kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me vaksinën, e cila nuk është miratuar për përdorim nga rregullatori evropian për barna.

Orban tha se nuk ishte i lumtur me dinamikën e blerjes së vaksinave nga BE-ja.

“Ka pasur produkte që më shpejt kanë qenë të qasshme në Kanada, Mbretëri të Bashkuar e Izrael sesa në BE”, tha ai.

Kritikat e fundit të Orbanit për BE-në, vijnë pasi javën e kaluar ai nuk u pajtua me qasjen e bllokut për nisjen e koordinuar të vaksinimit kundër koronavirusit.

Pasi Hungaria mori dozat e vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech më 26 dhjetor nisi menjëherë vaksinimin dhe jo siç ishin pajtuar vendet e BE-së, që fushata e vaksinimit të niste një ditë më pas, më 27 dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINA ANTI-COVID/ Ekspertët këshillojnë: Ja çfarë nuk duhet të konsumojnë personat që kanë marrë injeksonin për të mos ulur…
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË ELBASAN/ Makina përplaset me një autobus, plagosen 5 persona. Radhë të gjata në rrugë

F.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT