• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARSYEJA/ Fituesi i Çmimit NOBEL për Paqen dënohet me 10 vjet burg në Bjellorusi
Home
Nderkombetare

ARSYEJA/ Fituesi i Çmimit NOBEL për Paqen dënohet me 10 vjet burg në Bjellorusi

4 March, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen dhe aktivisti për të drejtat e njeriut Ales Bialiatski u dënua me 10 vite burg të premten nga një gjykatë në atdheun e tij Bjellorusi, ku u gjet fajtor për financimin e protestave.

60-vjeçarit Bialiatski iu dha Çmimi Nobel në tetor për punën e tij në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Bjellorusi, ku ish-udhëheqësi i epokës sovjetike Alexander Lukashenko, një aleat i fortë i Rusisë, ka qeverisur me dorë të hekurt për gati 30 vjet, duke burgosur kundërshtarët, apo duke i detyruar ata të largohen.

Drejtuesja e Komitetit Novergjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, e quajti një tragjedi dënimin. “Ales Bialiatski është një ndër luftëtarët më të shquar për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut në Bjellorusi. Çështja gjyqësore dhe akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht”, tha zonja Reiss-Andersen.

Ministra e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e quajti procesin gjyqësor “një farsë”.

Drejtuesja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila është larguar nga vendi, e quajti vendimin si “revoltues”. Ajo u shpreh në Twitter se “duhet të bëjmë gjithçka për të luftuar kundër kësaj padrejtësie të paturpshme” dhe për lirimin e tij.

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, tha gjatë një takimi në Gjenevë, se ky institucion i OKB-së është i shqetësuar nga gjyqi dhe për “mungesën e një procesi të paanshëm dhe mungesën e një gjyqësori të pavarur në Bjellorusi”.

Në pamjet filmike nga salla e ngarkuar e gjyqit në Minsk duket zoti Bialiatski, që bashkëthemeloi grupin e të drejtave të njeriut “Viasna” (“Pranvera”), me duart të lidhura pas shpinës, ndërsa ndjek pas hekurave procesin së bashku me të akuzuarit e tjerë.

Zoti Bialiatski, i cili u arrestua në vitin 2021 dhe tre persona të tjerë në të njejtin proces, u akuzuan për financimin e protestave dhe futjen ilegalisht të fondeve në vend. Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta konfirmoi se gjykata u dha dënime të gjata me burg të gjithë të akuzuarve, përfshirë një dekadë burgim për zotin Bialiatski. Ai i mohon të gjitha akuzat ndaj tij, duke i quajtur ato të motivuara politikisht./TCh

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET NAFTA DHE BENZINA/ Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Previous article ZGJEDHJET E 14 MAJIT/ Berisha: Vendimi për mënyrën e regjistrimit merret nesër, ja takimet që do zhvillohen

F.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT