• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARSIMI PROFESIONAL/ Hapen regjistrimet për 2500 bursa! Ja kategoritë që përfitojnë
Home
Sociale

ARSIMI PROFESIONAL/ Hapen regjistrimet për 2500 bursa! Ja kategoritë që përfitojnë

14 June, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Në korrik hapet zyrtarisht regjistrimi në arsimin profesional, një mundësi konkrete për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë një karrierë të sigurt dhe të shpejtë në tregun e punës.

Mbi 2500 bursa studimi, me vlerë deri në 7320 lekë në muaj, do të jepen këtë vit për nxënësit që ndjekin shkollat profesionale në të gjithë vendin. Lajmin e dha një ditë më parë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, për të cilin arsimi profesional është kthyer në një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe për përgatitjen e fuqisë punëtore që i përshtatet kërkesave reale të tregut.

Përmes sistemit të bursave, qeveria synon jo vetëm të nxisë më shumë të rinj drejt arsimit profesional, por edhe të mbështesë konkretisht ata që kanë më shumë nevojë apo që shfaqin rezultate të shkëlqyera. “Mbështesim vajzat që zgjedhin të ndjekin arsimin profesional, mbështesim nxënësit që zgjedhin degë prioritare për ekonominë, ato që kërkohen sot dhe në të ardhmen në tregun e punës. Ndihmojmë nxënësit që vijnë nga familje në nevojë, ata që jetojnë më shumë se 5 kilometra larg shkollës, si dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara apo që i përkasin grupeve të veçanta. E për më tepër, nderojmë dhe inkurajojmë ekselentët, ata që kanë përfunduar me mesatare mbi 9”,- u shpreh ministri.

Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren si një alternativë realiste dhe e dobishme për të rinjtë shqiptarë. Ai lidhet ngushtë me nevojat e tregut të punës, duke ofruar aftësi konkrete dhe të menjëhershme për punësim në fusha si teknologjia, bujqësia, industria përpunuese, turizmi, ndërtimi, dhe shërbimet teknike. Përmes këtij programi bursash, qeveria synon të ngrejë rolin e arsimit profesional, ta bëjë atë më të aksesueshëm, më të drejtë dhe të orientuar drejt ekonomisë së dijes dhe inovacionit. Arsimi profesional përfshin një gamë të larmishme fushash studimi, ku secila ofron mundësi unike për studentët për të zhvilluar aftësi të specializuara dhe për të ndjekur karriera frytdhënëse.

Për t’ju përgjigjur më së miri kërkesave të epokës së re në të cilën ka hyrë arsimi profesional në Shqipëri, por edhe një kërkese të vazhdueshme të biznesit, qeveria ka ndërmarrë nismën për zbatimin e sistemit dual, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare. Një sistem gjurmimi i ushtruar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit në nxënësit që studiojnë në shkollat e mesme profesionale gjeti se gati 60% totalit të të diplomuarve ishin në marrëdhënie pune 1 vit pas diplomimit. Vetë studentët shprehen se arsimi profesional është zanat, i cili krijon të ardhura ende pa përfunduar studimet. Duke mbaruar arsimin profesional, çdo i ri mund të gjejë lehtësisht punë edhe pa pasur një universitet.

Sistemi i arsimit dhe formimit profesional publik përbëhet nga 41 institucione nga të cilat 31 shkolla profesionale dhe 10 qendra formimi të cilat ofrojnë kualifikime profesionale dhe 10 qendra formimi të cilat ofrojnë kualifikime profesionale të mesme dhe pas të mesme dhe afatshkurtra, për të gjitha moshat. Institucionet e arsimit të mesëm profesional publik ofrojnë 22 drejtime studimi dhe 83 mundësi profilizimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi në Divjakë (EMRAT)
Previous article PËRPLASJET E ASHPRA IZRAEL-IRAN/ Asnjëra nga palët nuk kursehet! Çfarë dihet deri më tani

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT