Eshte luajtur sot në Goodison Park ndeshja midis Everton dhe Arsenal e cila ka dhuruar gola dhe emocione të shumta.
Arsenal ka triumfuar me shifrat 2-5 përballë një Evertoni që zhytet në klasifikimin e tabelës në vendin e 18.
Ka qënë pikërisht skuadra e Everton e cila ka kaluar në epërsi në minutën e 12’ me anë të Wayne Rooney, por më pas në minutën e 40’ Arsenal ka barazuar shifrat me anë të Monreal.
Kështu do të mbaronte edhe pjesa e parë, e në fillimin e pjesës së dytë në minutën e 54’ ishte pikërisht Ozil ai që kaloi në epërsi Arsenalin në 1-2.
Në minutën e 71’ Everton mbetet me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Gueye, episod ky I cili do të pasonte me golin e 3-të të Arsenal me anë të Lacazette në minutën e 74’.
Në përfundim të kohës së rregullt, në minutën e 90’ Ramsey ka shënuar golin e 4-t për Arsenal.
Niasse ngushtoi shifrat në 2-4, por kur u duk se kishte përfunduar gjithcka, Alexis Sanches shënon edhe golin e 5-të në minutën e 95’.
Me këtë fitore Arsenal ngjitet në vendin e 5-të me 16 pikë. /alpenews.al/


